06/08/2026
Njomakët e Akademisë së Futbollit Llapi vazhdojnë të shkëlqejnë në turneun "Prishtina Tournament", turne të cilin po marrin pjesë disa nga shkollat më të mira të futbollit në Kosovë.
Me paraqitje mbresëlënëse, disiplinë dhe cilësi në lojë, talentët e rinj të Llapit po dëshmojnë çdo ditë frytet e punës së palodhshme që zhvillohet në akademinë tonë.
Akademia e Futbollit Llapi edhe një herë dëshmon se, falë punës profesionale, përkushtimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm të lojtarëve, renditet tash e sa vite në mesin e shkollave më të mira të futbollit në Kosovë, duke qenë një adresë e sigurt për zhvillimin e talenteve dhe për të ardhmen e futbollit kosovar.
Përgëzime të gjithë lojtarëve dhe trajnerëve për paraqitjet e shkëlqyera deri më tani! Ju urojmë suksese edhe në ndeshjet e radhës! 🤍💙