02/09/2026
NJOFTIM
Shoqata e Peshkimit “Trofta” – Pejë, në bashkëpunim me Komunën e Pejës, njofton të gjithë qytetarët dhe peshkatarët se nesër, më 3 shtator, duke filluar nga ora 10:00, do të zhvillohen punime për sanimin e digës pranë Restaurant Panama në Pejë.
Për shkak të thatësirave dhe nivelit të ulët të rrjedhës së Lumbardhit të Pejës, gjatë punimeve ekziston mundësia që troftat të mbesin të bllokuara nëpër puse.
🐟 Për këtë arsye, ftojmë të gjithë peshkatarët, anëtarët e shoqatës dhe qytetarët vullnetarë që të na bashkohen për shpëtimin dhe bartjen e troftave në pjesët e sigurta të lumit.
📅 Data: 3 shtator
⏰ Ora: 10:00
📍 Lokacioni: Diga te Restaurant Panama, Pejëi lusim te gjithë vullentaret me mundesi te marin karuba , meredova me veti ta shpetojm troften autoktone