13/09/2026
🥋🏆 KLUBI I KARATESË “ARENA” PEJË NIS ME SUKSES PJESËN E DYTË TË EDICIONIT TË GARAVE!
Nxënësit tanë shkëlqyen sot në turneun e organizuar nga Federata e Karatesë së Kosovës – “Shpresat e Kosovës”, garë e dedikuar për grupmoshat 7–14 vjeç.
Garuesit e Klubit të Karatesë “Arena” Pejë patën paraqitje të shkëlqyeshme, duke u stolisur me gjithsej 7 medalje:
🥇 2 medalje të arta
🥈 2 medalje të argjendta
🥉 3 medalje të bronzta
🏆 Rezultatet individuale:
🥇 Klea Fetaj – Kampione në Kumite
🥇 Ajlina Bylykbashi – Kampione në Kumite
🥈 Noela Fetaj – Nënkampione në Kumite
🥈 Omer Spahija – Nënkampion në Kumite
🥉 Morea Fetaj – Medalje e bronztë në Kumite
🥉 Morea Fetaj – Medalje e bronztë në Kata
🥉 Omer Spahija – Medalje e bronztë në Kata
Në këtë garë drejtësinë e ndau me shum autoritet edhe trajeri jonë gjygjtari Baki Desku, i cili i referoj disa nga meçet finale.
🙏 Faleminderit dhe mirënjohje të veçantë për trajnerin Miralem Bademoviq (Nani), dhe zonjen Albulena të cilët ishin pranë garuesve tanë gjatë gjithë garës, duke i mbështetur dhe motivuar në çdo moment.
💪 Ky rezultat edhe një herë dëshmon punën, përkushtimin dhe organizimin e klubit tonë, si dhe faktin se Klubii “Arena” Pejë është një nga klubet më të organizuar, më masovik dhe i suksesshëm në Komunën e Pejës.
❤️ Kryesia e Klubit të Karatesë “Arena” Pejë i përgëzon të gjithë garuesit, trajnerët dhe prindërit për rezultatet e arritura dhe ju uron suksese në garat e ardhshme.