20/02/2026
📄Studimi i Nora Gjakovës mbi rehabilitimin e hamstringut publikohet në revistën evropiane Retos
Punimi shkencor nga Nora Gjakova analizon rikuperimin 5-mujor pas këputjes së pjesshme proksimale të hamstringut, duke treguar se me një qasje të strukturuar rehabilitimi mund të arrihet rikthim në kohë rekord dhe ndonjëherë të shmanget kirurgjia. Rasti i sportistes elitare Nora Gjakova nxjerr në pah boshllëqet në literaturë dhe potencialin e trajtimit konservativ në nivele të larta performance. Punimi është publikuar në revistën evropiane Retos (Q2).
Përveç autores Nora Gjakova, bashkautorë janë: Milaim Berisha (autori korrespondent), përgjegjës për strukturën e punimit dhe analizat; Tomas Davitt dhe Samo Mikl, përgjegjës për implementimin e programit rehabilitues; si dhe Peter Bartik, Peter Sagat dhe Pablo Prieto González, përgjegjës për diskutimin, redaktimin, përkthimin dhe kontributet e tjera editoriale.
Punimin e plotë mund ta lexoni në linkun më poshtë, mund ta gjeni si dokument PDF:
https://revistaretos.org/index.php/retos/article/view/118425
Nora Gjakova