07/06/2026
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të futbollistit të ri, Fatjon Bunjaku, në moshën vetëm 22-vjeçare. Ai humbi jetën si pasojë e një aksidenti trafiku, duke lënë pas një dhimbje të madhe te familja, miqtë dhe e gjithë komuniteti futbollistik.
Në emër të kryesisë, stafit dhe të gjithë futbollistëve të KF DARDANIA, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bunjaku, të afërmit, shokët dhe klubet ku ai kontribuoi gjatë karrierës së tij.
Kjo është një humbje e rëndë për futbollin shqiptar dhe kosovar. Kujtimi për Fatjonin do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat e atyre që e njohën dhe e vlerësuan.
🖤 U prehsh në paqe, Fatjon Bunjaku.