KB Peja

KB Peja 6x Champions of Kosovo
6x Kosovo Cups
2x Kosovo SuperCups
1x Champions of Liga Unike

Komentet ofenduese dhe banale !

Founded: 1993
Homecourt: Karagaqi in Peja - 2500 seats
Fan Club: Albanian - Shqiponjat, English - The Eagles

Disa momente nga ndeshja miqësore ndaj Besëlidhjes.🟡⚫
08/09/2026

Disa momente nga ndeshja miqësore ndaj Besëlidhjes.
🟡⚫

08/09/2026

Rezultati final:
Peja 94-89 Besëlidhja

Warming up 🦅🟡⚫
08/09/2026

Warming up 🦅🟡⚫

ROBERT SMITH, ZYRTARISHT LOJTAR I KB PEJA! Pas një periudhe të gjatë, të vështirë dhe me shumë sfida, sot kemi kënaqësin...
07/09/2026

ROBERT SMITH, ZYRTARISHT LOJTAR I KB PEJA!

Pas një periudhe të gjatë, të vështirë dhe me shumë sfida, sot kemi kënaqësinë të njoftojmë se Robert Smith është zyrtarisht lojtar i regjistruar i KB Peja.

Rruga deri në këtë moment nuk ka qenë aspak e lehtë. Për një kohë të gjatë, Roberti nuk ishte i pajisur me Letter of Clearance (LOC), duke e bërë të pamundur regjistrimin dhe aktivizimin e tij me klubin.

KB Peja, së bashku me të gjitha palët e përfshira, ka zhvilluar një betejë të gjatë administrative dhe sportive për të zgjidhur këtë çështje. Pas shumë komunikimeve, përpjekjeve dhe punës së vazhdueshme, ia dolëm.

Sot, Robert Smith është i regjistruar zyrtarisht si lojtar i KB Peja dhe është gati të jetë pjesë e rrugëtimit tonë.

Jemi të lumtur që kjo çështje tashmë është pas nesh dhe se mund të fokusohemi plotësisht në atë që na pret përpara.

Vazhdojmë së bashku drejt synimeve tona.
Me punë, përkushtim dhe besim në këtë ekip.

🦅💛🖤

NË KUJTIM TË RIZA GJAKOVËS – RISKËSSot kujtojmë me respekt dhe mall një emër të rëndësishëm të sportit dhe qytetit të Pe...
03/09/2026

NË KUJTIM TË RIZA GJAKOVËS – RISKËS

Sot kujtojmë me respekt dhe mall një emër të rëndësishëm të sportit dhe qytetit të Pejës, Riza Gjakovën – Riskën.

Riza Gjakova ishte pjesë e familjes së madhe të KB Peja për shumë vite. Fillimisht si basketbollist në vitet e para të dekadës së viteve ’90, ai vazhdoi kontributin e tij në klub edhe në role të tjera drejtuese dhe organizative.

Në veçanti, Riza Gjakova ka shërbyer edhe si Kryetar i Klubit të Basketbollit Peja gjatë viteve 2010–2011, duke dhënë kontributin e tij për zhvillimin dhe mbarëvajtjen e klubit tonë.

Përtej sportit, ai do të kujtohet si një Qytetar i respektuar i Pejës, një profesionist i dalluar dhe një njeri me vlera të larta njerëzore.

Edhe pse janë bërë tashmë 8 vite nga ndarja e tij nga jeta, kujtimi dhe kontributi i Rizë Gjakovës – Riskës do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë së KB Peja.

Pusho në paqe, Riskë. Nuk do të harrohesh! 💛🖤

TRANSPARENCA, NJË NGA VLERAT TONA KRYESORE!KB Peja ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës dh...
02/09/2026

TRANSPARENCA, NJË NGA VLERAT TONA KRYESORE!

KB Peja ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës dhe informimit të publikut.

Në websajtin tonë zyrtar tashmë kemi filluar publikimin e auditimeve të klubit, të cilat janë të qasshme për të gjithë. Secili mund t’i shfletojë dhe të informohet më në detaje për punën dhe funksionimin financiar të klubit tonë dhe tashme auditimet e klubit i keni të publikuara në linkun përfundi.

Jemi krenarë që jemi ndër klubet e para që ndërmarrim një hap të tillë, duke e bërë transparencën një pjesë konkrete të mënyrës sonë të punës dhe duke krijuar një standard që na bën unikë.

Që tani mund të gjeni dhe shfletoni auditimet e publikuara në websajtin tonë.

Brenda një jave, do të kompletohet publikimi i auditimeve për të gjitha vitet, në mënyrë që të gjithë të kenë qasje të plotë në këtë dokumentacion.

Ne besojmë se një klub i madh ndërtohet me punë, përgjegjësi dhe mbi të gjitha me transparencë ndaj tifozëve, partnerëve dhe gjithë opinionit publik.

KB Peja – Transparencë. Përgjegjësi. Besim.

💛🖤🦅

Faqja zyrtare e KB Peja — ndeshjet, ekipi, lajmet dhe historia. Zemra rreh me ty, që nga 1993.

Komunikatë e KB PEJA👇
31/08/2026

Komunikatë e KB PEJA👇

Pas takimit në MKRS, punimet në Palestrën “Karagaçi” nisin të koordinuara: fillimisht hapësirat ndihmëse, që stërvitjet dhe ndeshjet zyrtare të vazhdojnë normalisht.

VIJOJNË TESTET MJEKËSORE!Pas lojtarëve vendorë te KB Pejës, tashme edhe amerikanët kanë përfunduar edhe zyrtarisht të gj...
28/08/2026

VIJOJNË TESTET MJEKËSORE!

Pas lojtarëve vendorë te KB Pejës, tashme edhe amerikanët kanë përfunduar edhe zyrtarisht të gjitha testet mjekësore, përfshirë edhe analizat e gjakut (blood tests), në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.

Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se të gjithë lojtarët e testuar deri më tani i kanë kaluar testet me rezultate shumë pozitive.

Shëndeti, forma fizike dhe përgatitja optimale e lojtarëve tanë janë prioriteti ynë.

💛🖤

Album nga ndeshja e dytë miqësore kundër Jedintsvo, në Bijelo Polje.     🦅💛🖤
26/08/2026

Album nga ndeshja e dytë miqësore kundër Jedintsvo, në Bijelo Polje. 🦅💛🖤

Ekipi gati për ndeshjen sot kundër Jedintsvo!Pas përfundimit të ndeshjes e publikojmë në story rezultatin përfundimtar! ...
26/08/2026

Ekipi gati për ndeshjen sot kundër Jedintsvo!

Pas përfundimit të ndeshjes e publikojmë në story rezultatin përfundimtar!

🦅💛🖤

Address

Palestra E Sporteve "Karagaç" P/n, Zyrja E KB PEJA
Pejë
30000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KB Peja posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to KB Peja:

Shortcuts

Share

Category