29/08/2026
🏀🦅 NJË FINALE FANTASTIKE PËR KAMPIN VEROR 2026!
Dita e fundit e kampit u përmbyll në mënyrën më të bukur, nën drejtimin e trajnerit Dritëro Sefaja, i cili solli në parket përvojë, energji dhe shumë momente të veçanta për basketbollistët tanë të rinj.
Në këtë ditë finale na nderuan me praninë e tyre Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Xhenet Syka, Kryetari i KB Peja, Fatmir Gashi, si dhe Drejtori i të gjitha Përfaqësueseve të Basketbollit të Kosovës, Adriatik Rraci.
I falënderojmë për praninë, mbështetjen dhe respektin e treguar ndaj punës sonë dhe zhvillimit të gjeneratave të reja.
Pas një jave fantastike, afër 50 basketbollistë të rinj, trajnerët më të mirë vendorë dhe shumë emocione, përfundoi me sukses edicioni i pestë i Kampit Veror të SHB Pressing, kësaj radhe në bashkëpunim me KB Peja.
Një falënderim i madh nga organizatori Vigan Radoni dhe trajneri Bujar Loci për të gjithë trajnerët, fëmijët, prindërit dhe secilin që kontribuoi në realizimin e këtij kampi.
Faleminderit të gjithë sponsorëve tanë që na mbështetën që nga dita e parë dhe besuan në misionin tonë! ❤️
Kampi përfundoi, por rrugëtimi vazhdon…
SHIHEMI NË SHTATOR! 🏀🔥
PRESSING–PEJA | STRONGER TOGETHER