KF Trepça '89 FC

KF Trepça '89 FC Mirë se Vini në Faqën Zyrtare të Klubit KF TREPÇA '89 FC

Kapra 🫂 Maliqi 💚🤍
18/06/2026

Kapra 🫂 Maliqi 💚🤍

DEMA VAZHDON 💚🤍
17/06/2026

DEMA VAZHDON 💚🤍

Adem Maliqi mbetet pjesë e Trepçës ’89🙌🏻KF Trepça ’89 njofton se ka arritur marrëveshje me Adem Maliqi për vazhdimin e b...
17/06/2026

Adem Maliqi mbetet pjesë e Trepçës ’89🙌🏻

KF Trepça ’89 njofton se ka arritur marrëveshje me Adem Maliqi për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për sezonin e ardhshëm.

Ruajtja e bërthamës së skuadrës mbetet një nga prioritetet e klubit, ndërsa vazhdimi i kontratës me Ademin është një dëshmi e qartë e ambicieve tona për të ndërtuar një ekip të fortë dhe konkurrues. Me paraqitjet, angazhimin dhe karakterin e treguar gjatë sezonit, ai ka fituar besimin e klubit dhe të tifozëve.

Pas arritjes së kësaj marrëveshjeje, të dyja palët mbeten të përkushtuara për të punuar maksimalisht në realizimin e objektivave të klubit dhe për t’i sjellë Trepçës ’89 sukseset që i takojnë.

Klubi i uron Ademit një sezon të suksesshëm, me shumë paraqitje cilësore dhe momente të bukura me fanellën e gjelbër e të zezë.

Vazhdojmë së bashku, më të bashkuar dhe më të vendosur se kurrë për të arritur objektivin tonë! 💚🤍

SËRISH BASHK 🫂
17/06/2026

SËRISH BASHK 🫂

Albin Kapra vazhdon me KF Trepça ’89 ⚡️KF Trepça ’89 njofton me kënaqësi se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontr...
17/06/2026

Albin Kapra vazhdon me KF Trepça ’89 ⚡️

KF Trepça ’89 njofton me kënaqësi se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me njërin nga futbollistët kryesorë të skuadrës, Albin Kapra.

Vazhdimi i bashkëpunimit me Albinin është një hap i rëndësishëm për klubin, duke pasur parasysh kontributin, profesionalizmin dhe paraqitjet e tij të vazhdueshme me fanellën e Trepçës ’89.

Me këtë marrëveshje, klubi dhe lojtari konfirmojnë përkushtimin e përbashkët për të vazhduar rrugëtimin drejt realizimit të objektivave të vendosura për sezonin e ri dhe për të arritur sukseset që i synojmë së bashku.

I urojmë Albin Kaprës shumë shëndet, suksese dhe paraqitje sa më të mira me fanellën e gjelbër!

Bashkë drejt objektivit! 💚🤍

14/06/2026

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Klubi Futbollistik Trepça ’89 shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të nënës së futbollistit tonë, Elvidon Islami.

Në këto momente të vështira, jemi pranë Elvidonit dhe familjes së tij, duke ndarë dhimbjen dhe pikëllimin e tyre. I lutemi Zotit që e ndjera të prehet në paqe, ndërsa familjes i urojmë forcë dhe durim për ta përballuar këtë humbje të madhe.

Me respekt,
KF Trepça’89 FC

TELEGRAM NGUSHËLLIMIMe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të futbollistit Fatjon Bunjaku.Në k...
07/06/2026

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të futbollistit Fatjon Bunjaku.

Në këto çaste të vështira, KF Trepça ’89 shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bunjaku, të afërmit, miqtë dhe gjithë komunitetin sportiv.

Ndajmë dhimbjen me të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan Fatjonin si sportist dhe si njeri.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të.

U prehtë në paqe. 🕊️

Gëzuar 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve! 🎈Urojmë të gjithë fëmijët për këtë ditë të veçantë, me dëshirën që...
01/06/2026

Gëzuar 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve! 🎈

Urojmë të gjithë fëmijët për këtë ditë të veçantë, me dëshirën që çdo ditë e tyre të jetë e mbushur me buzëqeshje, lumturi, shëndet dhe ëndrra të realizuara.

Fëmijët janë e ardhmja jonë, ndaj le t’u dhurojmë sa më shumë dashuri, kujdes dhe mundësi për të ndërtuar një të nesërme më të mirë.

Gëzuar 1 Qershorin! 🌟

Klubi Futbollistik Trepça’89 ua uron të gjithë besimtarëve myslimanë Kurban Bajramin.Qoftë kjo festë e mbushur me paqe, ...
27/05/2026

Klubi Futbollistik Trepça’89 ua uron të gjithë besimtarëve myslimanë Kurban Bajramin.
Qoftë kjo festë e mbushur me paqe, shëndet, harmoni dhe begati në familjet tuaja.
Me fat Kurban Bajramin! 🌙

FALEMINDERIT👏🏻Falënderojmë nga zemra tifozët tanë besnikë, sponsorët dhe të gjithë ata që na qëndruan pranë gjatë gjithë...
26/05/2026

FALEMINDERIT👏🏻

Falënderojmë nga zemra tifozët tanë besnikë, sponsorët dhe të gjithë ata që na qëndruan pranë gjatë gjithë sezonit. Pavarësisht se nuk arritëm objektivat që kishim vendosur, mbështetja juaj nuk mungoi asnjëherë.

Do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe të rikthehemi më të fortë sezonin e ardhshëm.

Shihemi së shpejti! 🟢⚪️

Address

Mitrovica

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KF Trepça '89 FC posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share