12/08/2026
Mirë se u riktheve, Blerta Kadriu! 💚🖤
Klubi i Volejbollit Trepça ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin e volejbollistes Blerta Kadriu, e cila më parë ka qenë pjesë e klubit tonë për një sezon dhe tash rikthehet sërish për të qenë pjesë e rrugëtimit tonë.
Përvoja e saj, energjia pozitive, dëshira për fitore dhe përkushtimi për sukses shpresojmë të na ndihmojnë shumë në realizimin e synimeve tona këtë sezon.
Mirë se u riktheve, Blerta! 💚🖤🏐
Së bashku drejt sukseseve të reja!
Durmart