13/08/2011
Premier League - Krejt kundër United
Kjo e shtunë shënon nisjen e kampionatit më të fortë e atraktiv të botës – Premier League.
Kampioni rekord 19 herë, Manchester United është sërish favoriti absolut për ta fituar një tjetër titull. Skuadrës së Sir Alex Ferguson i kanë ikur në pension Van der Sar e Scholes, dhe janë sh*tur O’Shea, Brwon e Obertan. Por, në portë do të jetë i talentuari i ri spanjoll David de Gea, mbrojtjen e përforcon Phil Jones nga Blackburni, e energji të re në mesfushë ka sjellur Ashley Young nga Aston Villa. Wesley Sneijder ka gjasa të mos shkojë në Old Trafford, por aty është Tom Cleverly.
Chelsea nuk e ka zyrtarizuar ende blerjen e talentit të jashtëzakonshëm, Romelu Lukaku, por do ta bëjë shumë shpejt. Natyrisht, përforcimi më i madh është vetë trajneri i shumëkërkuar, portugezi i suksesshëm Andre Villas Boas. Yuri Zhirkov u largua, por Chelsea e pret ende Luka Modricin. Me blerjen rekord Fernando Torres, Lampardin, Terryn e Drogban në ekip, Chelsea është sërish kandidat serioz për titull.
Arsenal e nis me problem sezonin e ri, me dy yjet kryesore që janë në prag të largimit. Teksa Fabregas duket se ka kryer punë, Nasri pritet ta bëjë shumë shpejt. Por, Arsene Wenger vazhdon të besoj në rini, duke blerë Alex Oxalde Chamberlian, Carl Jenkinson dhe Gervinhon. Ky i fundit shënoi menjëherë në para-sezonë. Askush nuk e sheh Arsenalin kampion sivjet, për më tepër parashikojnë vështirësi në sigurimin e Top 4.
Më shumë se asnjë vit, kohëve të fundit, Liverpool hedh kandiaturën më serioze për mundësinë e fitimit të parë të Premier League. Skuadra e Kenny Dalglish ka bërë një seri blerjesh, që prej “çlirimit” nga Fernando Torres. Pas Suarezit e Carollit në janar, në këtë verë Liverpool është përfocuar edhe me mesfushorin Adam Johnson, pastaj Stewart Doëning, Jordan Henderson, Jose Enriquen dhe portierin Doni.
Manchester City mendon se ky është më në fund sezoni i vet, edhe pse nuk e nisi mirë me Superkupën. Në skuadër kanë ardhur përforcime të rëndësishme si Sergio Aguerro, Gael Clichy, si dhe malazezi Stefan Savic (që shënoi dy gola ndaj Shqipërisë). Roberto Mancini e pret ende ardhjen e Samir Nasrit, teksa vazhdon të ketë probleme me Mario Balotellin.
Të gjitha skuadrat me pretendime, direkt e indirekt, kanë thënë se lufta e tyre është me Manchester United, si ekipi më i fortë në ishull, që të gjithë duan ta mposh*tin.
Ky është parashikimi i kryeredaktorit të sportit në BBC, Phil McNulty, për atë se si do të përfundojë ky sezon.
1. Manchester United
2. Manchester City
3. Chelsea
4. Liverpool
5. Arsenal
6. Tottenham