08/07/2026
🫶Me shumë kënaqësi dhe krenari i përgëzojm dy Thesarët tanë të dashur🤍🖤💙.
🤗Sot e kemi pas një ditë shumë të veçantë në Shkollën tonë të Futbollit MASTERBALL.
🫶🤲Dy nga Thesarët tanë të shkëlqyer i kemi përshëndetur në mënyrë të përzemërt.
🤍🖤💙Uvejs Ademi dhe 💙🤍🖤Muhamed Nuli thjesht kanë shkruar histori në shkollën tonë të Futbollit Masterball, sepse janë 2 Thesarët e parë të cilët që nga hapat e parë të tyre me futbollin kanë qenë në ekipin tonë qysh nga themelimi i ekipit tonë e që kanë kaluar të gjitha gjeneratat në ekipin tonë deri tani në përfundim të gjeneratës U-15.
🤍🖤💙Të dy janë të parët që do të mbahen në kujtimet tona më të përzemërta të ekipit si Thesarët e parë që nga hapat e parë e deri në përfundim ishin besnik ndaj shkollës tonë të Futbollit MASTERBALL.
📝Përveq aspektit historik, të dy na bëjnë krenar shumë dhe kemi me çka të mburremi nga arritjet e tyre, të cilët me plot kuptimin e fjalës ju kanë përshtatur të gjitha parimeve tona të punës që zhvillojmë me Thesarët tanë në ekipin tonë.
Kanë qenë vazhdimisht shumë punëtorë, shumë të përkushtuar dhe profesional në çdo aspekt të punës që është zhvilluar në ekipin tonë. Kanë arritur të zhvillohen dhe të formohen shumë si futbollist të cilët pa dyshim janë shumë të përgatitur për çdo ekip ku do të vazhdojnë në gjeneratën U-17.
🙌Janë dalluar me sjelljet, disiplinën dhe edukatën e tyre si brenda ashtu edhe jashtë fushës.
Gjatë karrierës së tyre në ekipin tonë kanë pasur shumë zhvillim në çdo aspekt të futbollit si në atë psikomotorik ashtu edhe atë profesional.
Kjo dëshmohet edhe me arritjen kulminante të Uvejsit veçanërisht që ishte edhe pjesë e ekipit të Kombëtarës rajonale të Kosovës, që dëshmon për zhvillimin e tyre gjatë rrugëtimit në shkollën tonë të Futbollit MASTERBALL.
🏟Gjithashtu si Uvejsi ashtu edhe Muhamedi ishin të dy pjesëmarrës në ekipin ndërkombëtar të Elite Sports Kosova të cilët përmes përzgjedhjes kanë arritur të jenë pjesë e ekipit dhe të marrin pjesë në garat Ndërkombëtare në Itali.
🤗Ka shumë që mund të flitet për Thesarët tanë por shkurt jemi shumë krenar dhe mburremi me arritjet e tyre zhvillimore që kanë treguar dhe sa janë përgatitur të jenë futbollist profesional të së ardhmes.
✅️Përveq aspektit profesional të futbollit ja vlen shumë të theksohet, se të dy edhe jashtë fushës i kanë përmbushur parimet ekipore të kualitetit dhe edukimit të cilët vazhdimisht mundohemi t'i kultivojmë në ekipin tonë dhe këta kanë qenë një lloj shembulli për fëmijët e tjerë sepse edhe në shkollë ishin nxënës me sukses të shkëlqyeshëm.
🤝Ne si Shkolla e Futbollit Masterball fillimisht Falenderojmë prindërit e tyre përzemërsisht për besimin, besnikërin dhe përkrahjen e tyre që kishin ndaj nesh.
🫶Ju urojmë shumë fat dhe suksese në të ardhmen e tyre futbollistike profesionale kudo që janë, Allahu i ruajtë nga çdo e keqe dhe lëndim dhe ju dhashtë mirësi e suksese.
Faleminderit shumë MUHAMED NULI dhe UVEJS ADEMI.
Nga fillimi deri në mbarim!
MASTERBALL...🤍🖤💙