24/08/2026
🏆 Gjenerata 2014 – Nënkampionë në Fer Plej Cup Ohrid! ⚽️
Gjenerata 2014 zhvilloi një turne fantastik në Fer Plej Cup – Ohrid, duke treguar paraqitje të jashtëzakonshme gjatë gjithë turneut.
Deri në finale, ekipi realizoi 10 gola dhe nuk pranoi asnjë gol. Çdo ndeshje ishte dominante, duke dëshmuar punën, përkushtimin dhe cilësinë e kësaj gjenerate. 💪⚽️
Në finale, edhe pse ishim favoritë, kësaj radhe u desh të kënaqemi me titullin e nënkampionit. Megjithatë, kjo nuk e zbeh aspak paraqitjen fantastike të ekipit. 👏
🏅 Çmim individual:
⚽️ Rion Ferizi – golashënuesi më i mirë i ekipit! 🔥
Një falënderim i veçantë për të gjithë pjesëmarrësit, lojtarët, prindërit dhe stafin, për mbështetjen dhe përkushtimin gjatë gjithë turneut. ❤️🖤
Urime gjenerata 2014! Vazhdoni kështu! 🏆⚽️