KF Arbëria- Official

KF Arbëria- Official Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from KF Arbëria- Official, Sports Team, Lipjan.

REAGIM ZYRTAR – KF ARBËRIAKF Arbëria dënon fuqishëm ngjarjet e rënda të ndodhura sot pas përfundimit të ndeshjes ndaj KF...
05/09/2026

REAGIM ZYRTAR – KF ARBËRIA

KF Arbëria dënon fuqishëm ngjarjet e rënda të ndodhura sot pas përfundimit të ndeshjes ndaj KF Rilindja.

Pas përfundimit të takimit, persona zyrtarë të klubit kundërshtar, së bashku me disa tifozë, kanë sulmuar pjesëtarë të stafit tonë dhe disa nga futbollistët tanë.

Ajo që ndodhi sot është e turpshme dhe e papranueshme për futbollin e Kosovës. Futbolli duhet të jetë garë, respekt dhe sportivitet, e jo vend ku dhuna dhe sulmet fizike zënë vend.

Si pasojë e incidentit, disa nga lojtarët dhe pjesëtarët e stafit tonë kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë tretman mjekësor nga ekipet e Ndihmës së Shpejtë. Për momentin, gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

KF Arbëria kërkon nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe organet kompetente të Policisë së Kosovës që të hetojnë me seriozitet të plotë këtë incident dhe të ndërmarrin masat e nevojshme ndaj të gjithë personave përgjegjës.

Ne besojmë se dhuna nuk ka vend në sport dhe se përgjegjësia duhet të jetë individuale, pavarësisht se kush është i përfshirë.

KF Arbëria do ta mbrojë me dinjitet klubin, lojtarët dhe stafin e saj dhe do të kërkojë drejtësi për atë që ndodhi sot.

KF.Rilindja - KF.Arbëria Pas dy rezultateve pozitive në dy ndeshjet e para, skuadra jonë është më e motivuar se kurrë pë...
03/09/2026

KF.Rilindja - KF.Arbëria
Pas dy rezultateve pozitive në dy ndeshjet e para, skuadra jonë është më e motivuar se kurrë për të vazhduar këtë ritëm pozitiv. Djemtë janë të përgatitur, të bashkuar dhe të vendosur që të japin maksimumin në fushë.🔴⚫️

30/08/2026

🏁 Përfundoi ndeshja!

⚽️ Rezultati final: KF.Arbëria1️⃣ – 1️⃣KF.Flamuratri

Debatik Sertolli ⚽️

Një falënderim i veçantë për Blerim Llugiqin, i cili sot na nderoi duke na shtruar drekën për lojtarët e Arbërisë. 🙏⚽️Bl...
30/08/2026

Një falënderim i veçantë për Blerim Llugiqin, i cili sot na nderoi duke na shtruar drekën për lojtarët e Arbërisë. 🙏⚽️

Blerimi ka qenë vazhdimisht pranë klubit tonë dhe na ka ndihmuar në momente shumë të rëndësishme. Mbështetja e tij ka qenë e çmuar edhe në rrugëtimin tonë nga Liga e Parë drejt Superligës, një sukses historik për klubin tonë. 🤝❤️

Edhe sot, Blerimi premtoi se do të jetë gjithmonë pranë nesh dhe do të vazhdojë të na mbështesë me të gjitha mundësitë e tij, në mënyrë që së bashku të arrijmë edhe më shumë suksese. 💪🏆

Faleminderit Blerim për përkrahjen, respektin dhe kontributin tënd ndaj FC Arbërisë! 🙏

Me njerëz si ti, rruga drejt sukseseve të mëdha është shumë më e lehtë. 🤝⚽️🏆🔴⚫️

BASHKË PËR FITORE!🔴⚫ KF ARBËRIA – KF FLAMURTARI 🔴⚫📅 E DIEL, 30 GUSHT 2026🕟 16:30📍 DOBRAJ E MADHE – STADIUMI I DOBRAJESNë...
28/08/2026

BASHKË PËR FITORE!

🔴⚫ KF ARBËRIA – KF FLAMURTARI 🔴⚫

📅 E DIEL, 30 GUSHT 2026
🕟 16:30
📍 DOBRAJ E MADHE – STADIUMI I DOBRAJES

Në ndeshjen e parë, si mysafirë, arritëm një fitore të rëndësishme. Tani na pret një sfidë edhe më e madhe në shtëpinë tonë! 💪⚽

Na pret një përballje interesante, e fortë dhe emocionuese, ku mbështetja juaj do të jetë shumë e rëndësishme për ekipin.

Ejani të gjithë, mbushim stadiumin dhe i japim krahë ekipit tonë! ❤️🖤

Përfundimi i ndeshjesKF. Top Futboll 1:3 KF.ArbëriaMehmet Morina⚽️Drin Krasniqi⚽️Granit Bajraktari⚽️Një start i mirë i s...
24/08/2026

Përfundimi i ndeshjes
KF. Top Futboll 1:3 KF.Arbëria
Mehmet Morina⚽️
Drin Krasniqi⚽️
Granit Bajraktari⚽️

Një start i mirë i sezonit me një fitore shumë të rëndësishme. 💪⚽️

Urime ekipit për paraqitjen dhe luftën deri në fund! Të vazhdojmë kështu! 🔥

⚽️ Ndeshja e parë e sezonit! 🔥KF.Top Futboll🆚 KF.Arbëria 📅 Data: 24.08.2026🕓 Ora: 16:00 🏟️ Stadiumi:Fusha Top Futboll Ma...
23/08/2026

⚽️ Ndeshja e parë e sezonit! 🔥

KF.Top Futboll🆚 KF.Arbëria
📅 Data: 24.08.2026
🕓 Ora: 16:00
🏟️ Stadiumi:Fusha Top Futboll Mazgit

Forca KF Arbëria!

❤️🖤

⚽️ KF Arbëria është gati për sezonin e ri! 🔴⚪️Me shumë punë, përkushtim dhe motivim, jemi gati për sfidat që na presin. ...
23/08/2026

⚽️ KF Arbëria është gati për sezonin e ri! 🔴⚪️

Me shumë punë, përkushtim dhe motivim, jemi gati për sfidat që na presin. Besojmë dhe shpresojmë që ky sezon të jetë i mbushur me suksese, fitore dhe momente të paharrueshme për klubin tonë. 💪🔥

Një falënderim i veçantë për të gjithë sponsorët tanë, të cilët vazhdojnë të besojnë dhe të kontribuojnë në rrugëtimin e klubit. 🤝

Bashkë drejt sukseseve!
Forca Arbëria! ❤️⚽️

ZYRTARE | Vazhdon bashkëpunimi! ❤️🖤KF Arbëria ka kënaqësinë të njoftojë se është arritur marrëveshja për vazhdimin e bas...
11/07/2026

ZYRTARE | Vazhdon bashkëpunimi! ❤️🖤

KF Arbëria ka kënaqësinë të njoftojë se është arritur marrëveshja për vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Flamur Sinani edhe për sezonin 2026/2027.

Pas takimit me presidentin e klubit, Bashkim Uka, u konfirmua vazhdimësia e projektit me synimin që edhe këtë sezon të ndërtojmë një skuadër konkurruese dhe me ambicie të mëdha.

📅 Përgatitjet për sezonin e ri fillojnë më 15.07.2026, në ora 18:00.

Njëkohësisht, ftohen të gjithë futbollistët e rinj që dëshirojnë t’i bashkohen KF Arbëria për sezonin e ri, të jenë të pranishëm në stërvitjen e parë dhe të bëhen pjesë e projektit tonë.

Mirë se vini në familjen kuqezi! ❤️🖤⚽

KF.Arbëria🆚 KF.Fushe Kosova 📅 Data: 31.05.2026🕓 Ora: 15:00 🏟️ Stadiumi:Dobraj e Madhe-Lipjan     ❤️🖤
30/05/2026

KF.Arbëria🆚 KF.Fushe Kosova
📅 Data: 31.05.2026
🕓 Ora: 15:00
🏟️ Stadiumi:Dobraj e Madhe-Lipjan

❤️🖤

Address

Lipjan

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KF Arbëria- Official posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to KF Arbëria- Official:

Shortcuts

Share

Category