07/06/2026
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të lojtarit të AF Elbasanit, Fatjon Bunjaku.
Në këto momente të rënda, KF Kika shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe më të ndjera për familjen Bunjaku, të afërmit, miqtë, si dhe për gjithë komunitetin sportiv që sot humbi një njeri të respektuar dhe të dashur.
Fatjoni do të kujtohet për pasionin, përkushtimin dhe kontributin e tij në futboll.
Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten gjithmonë të gjalla në zemrat e atyre që e njohën dhe e vlerësuan.
U prehtë në paqe.
KF KIKA