20/07/2023
Miq kam kenaqesine t’ju njoftoj se pas shume diskutimesh eshte jetesuar shoqata Family first & Rrno për me tregu
Kjo shoqate ka target pasionante te motoçiklizmit qe kete pasion e ushtrojne bashkerisht me familje.
Shoqata eshte aktive ne Kosove dhe ne Zvicer.
Me posht mund te lexoni disa nga pikat e rregullores.
• Rrno për me tregue
➢ Familja dhe Rrno për me tregue është gërshëtimi mes pasionit ndaj motoçiklizmit, familjes dhe prejardhjes sonë. Duke lëvizur me motorë, ne njohim botën dhe tregojmë kush jemi e çfarë jemi. Krahas familjes, ne mbajmë përgegjësi edhe ndaj vendit të prejardhjes, vendit mikpritës dhe ardhmerisë së fëmijëve tanë. Rrno për me tregue është fati dhe njëkohësisht përgegjësia jonë për të treguar e lënë vepra të mira në raport me fëmijët tanë, familjen, kombin dhe vendin.
• Pasaporta jonë -Principiet tona të shoqatës Rrno për me tregue bazohen në rregullat e pasaportës së parë të mbretërisë shqiptare:
o Ta dish dhe të jesh i sigurt se fatbardhsia dhe lumturia e jote gjindet në Shqipni e cila t`ep nder e të fal emnin shqiptar.
o Ruaje mirë karakterin komtar dhe kryenaltsin shqiptare; bindju ligjeve dhe urdhnave të vendit kudo që të jesh.
o Çdo shqiptar asht vëllau Yt: nderoje kurdoherë dhe ndihmoje kur të ket nevojë.
o Mos e përbuz gjuhën e nanës s´ate, tue fole në gjuhë të huej kur nuk asht nevoja.
o Ndero flamurin e atdheut tand: kush nuk e nderon Shenjin e komsis, shnderon vehten e vet.
o Dashuria për atdhe ndihet ma tepër në mërgim, prandaj ketë dashuri ruaje edhe kur të këthejsh në vendin t´and.
• Kriteriet e anëtarësimi
➢ Anëtarësia përbëhet nga gruaja dhe burri. Askush nuk mund të anëtarësohet në klub pa partner/e, nëse është i martuar ose në një lidhje. Fëmijët janë pjesë e pandashme e shoqates.
Anëtarët
➢ Beks dhe Mira Dalipi
➢ Gazmend dhe Flutura Haliti
➢ Amir & Ardita Rush*ti -
➢ Leo dhe Valentina Iseni
➢ Naim & Doriana Rafuna
Pergjegjes per Kosove:
Din & Linda Dalipi
Arsim & Arbenita Idrizi