Klubi Mundjes Kaçaniku

Klubi Mundjes Kaçaniku KLUBI MUNDJES KAÇANIKU

18/08/2026
Dy medalje për Klubin e Mundjes "Kaçaniku" në Qipron Veriore! 🥇🥈Në Turneun e 63-të Ndërkombëtar të Mundjes në Rërë "Mehm...
06/08/2026

Dy medalje për Klubin e Mundjes "Kaçaniku" në Qipron Veriore! 🥇🥈

Në Turneun e 63-të Ndërkombëtar të Mundjes në Rërë "Mehmetçik Grape", i zhvilluar në Qipron Veriore, sportistet e Klubit të Mundjes Kaçaniku, duke përfaqësuar Kosovën, arritën një sukses të jashtëzakonshëm.

🥇 Flutura Zeneli u shpall kampione, duke fituar medaljen e artë pas paraqitjeve të shkëlqyera dhe luftërave të forta.

🥈 Erina Luta zhvilloi ndeshje shumë të mira dhe u kurorëzua me medaljen e Argjendi, duke dëshmuar talent, guxim dhe përkushtim.

Ky është një rezultat i rëndësishëm për Klubin e Mundjes Kaçaniku dhe për sportin e Kosovës, që vjen si fryt i punës së palodhshme të sportisteve

Urime Fluturës dhe Erinës për këtë arritje të merituar! Urime edhe gjithë ekipit të Klubit të Mundjes Kaçaniku. Ju na bëtë krenarë! 🇽🇰💙💛

Mirënjohje dhe FalënderimKlubi i Mundjes "Kaçaniku" shpreh mirënjohjen dhe falënderimin më të sinqertë për ish-deputeten...
30/07/2026

Mirënjohje dhe Falënderim

Klubi i Mundjes "Kaçaniku" shpreh mirënjohjen dhe falënderimin më të sinqertë për ish-deputeten znj. Kosovare Murseli, e cila me bujari dhuroi për klubin tonë dy aparate për ujë dhe një fshesë me avull për dezinfektimin e palestrës.

Ky donacion është një ndihmë shumë e çmuar për krijimin e kushteve më të mira dhe më të sigurta për sportistët tanë, duke kontribuar në higjienën dhe mirëqenien e tyre gjatë stërvitjeve.

Në emër të trajnerit, sportistëve dhe gjithë familjes së Klubit të Mundjes "Kaçaniku", ju falënderojmë përzemërsisht për mbështetjen dhe kujdesin që tregoni ndaj sportit dhe të rinjve të qytetit tonë.

Faleminderit, znj. Kosovare Murseli! Ju urojmë shëndet, suksese dhe çdo të mirë në jetën tuaj.

Sukses i radhës për Klubin e Mundjes “Kaçaniku”Klubi i Mundjes “Kaçaniku” vazhdon të shënojë suksese edhe në aspektin pr...
06/07/2026

Sukses i radhës për Klubin e Mundjes “Kaçaniku”
Klubi i Mundjes “Kaçaniku” vazhdon të shënojë suksese edhe në aspektin profesional dhe zhvillimor të stafit të tij.
ju njoftojmë se sekretarja e klubit tonë, znj. Lirije Luta, është certifikuar me sukses nga Komiteti Olimpik i Kosovës, pas përfundimit të kursit për administratorë sportivë të organizuar në kuadër të Akademisë Olimpike.
Ky trajnim ka ofruar njohuri të avancuara në hartimin e planeve strategjike, menaxhimin dhe administrimin e organizatave sportive, duke kontribuar drejtpërdrejt në ngritjen e kapaciteteve profesionale të klubit tonë.
Ky është një hap i rëndësishëm për zhvillimin dhe profesionalizimin e mëtejmë të Klubit të Mundjes “Kaçaniku”, me synim avancimin e sportit të mundjes dhe menaxhimit sportiv në komunitetin tonë.
Urime znj. Lirije për këtë arritje!

Në qytetin e Larisës, Greqi, më datat 18-19 prill 2026, do të zhvillohet Turneu Ndërkombëtar “Achilleia”, një garë prest...
18/04/2026

Në qytetin e Larisës, Greqi, më datat 18-19 prill 2026, do të zhvillohet Turneu Ndërkombëtar “Achilleia”, një garë prestigjioze e përfshirë në kalendarin zyrtar të UWW.
Në këtë aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar do të marrë pjesë edhe reprezentacioni i Kosovës, duke përfaqësuar me dinjitet sportin e mundjes në arenën ndërkombëtare.
Krenari e veçantë për klubin tonë është pjesëmarrja e mundëses sonë, Erina Luta, e cila është pjesë e ekipit përfaqësues. Pjesëmarrja e saj në një turne të këtij niveli është dëshmi e përkushtimit, punës së palodhshme dhe talentit që ajo ka treguar ndër vite.
I urojmë Erinës suksese në këtë garë dhe besojmë se do ta përfaqësojë denjësisht klubin dhe vendin tonë!

Sot,me datë 12.04.2026 në Han të Elezit është zhvilluar Kampionati Kosovës për kategorinë u12 dhe u17,ku përsëri Klubi M...
12/04/2026

Sot,me datë 12.04.2026 në Han të Elezit është zhvilluar Kampionati Kosovës për kategorinë u12 dhe u17,ku përsëri Klubi Mundjes Kaçaniku vazhdon të shkëlqen duke rrëmbyer plot 7 medaljë të arta.
Urime dhe suksese!

Sot, më datë 11.04.2026, në Han të Elezit u zhvillua Kampionati i Kosovës për grupmoshat U9dhe U20.Klubi Mundjes Kaçanik...
11/04/2026

Sot, më datë 11.04.2026, në Han të Elezit u zhvillua Kampionati i Kosovës për grupmoshat U9dhe U20.
Klubi Mundjes Kaçaniku pati një paraqitje të jashtëzakonshme, duke arritur të fitojë gjithsej 8 medalje, prej të cilave 7 medalje të arta dhe 1 medalje të argjendtë.
Ky sukses është rezultat i punës, përkushtimit dhe angazhimit të vazhdueshëm të mundësëve dhe trajnerit tonë.

Dominon K.M.Kaçaniku në Kampionatin e Kosovës për kategorinë seniorë!Sot,me datë 04.04.2026 në Prizren është zhvilluar K...
04/04/2026

Dominon K.M.Kaçaniku në Kampionatin e Kosovës për kategorinë seniorë!

Sot,me datë 04.04.2026 në Prizren është zhvilluar Kampionati i Kosovës për kategorinë seniorë,në të cilin pjesëmarrës ishte dhe Klubi Mundjes Kaçaniku duke rrëmbyer plot 7 medalje prej të cilave 6 ishin të arta dhe një e argjendë.
Urime dhe suksese në garat në vazhdim vajza!

Kanita Spahija,Lonisa Reka dhe trajneri Ferat Ramadani pjesëmarrës të listës përfundimtare të kategorizimit nga MKRS.Sot...
13/03/2026

Kanita Spahija,Lonisa Reka dhe trajneri Ferat Ramadani pjesëmarrës të listës përfundimtare të kategorizimit nga MKRS.

Sot,me datë 13.03.2026 Ministria e Kulturës,Rinisë dhe Sportit ka publikuar listën përfundimtare të kategorizimit të sportistëve dhe trajnerëve,duke u bazuar në rezultatet e vitit të kaluar.
Pjesëmarrës të kësaj liste janë edhe mundëset e klubit tonë njëkohësisht përfaqësuese të Republikës së Kosovës Lonisa Reka dhe Kanita Spahija,dhe trajneri i tyre Ferat Ramadani.
Suksese!

Address

Palesta E Sportit
Kacanik

Telephone

+38649934361

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klubi Mundjes Kaçaniku posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Klubi Mundjes Kaçaniku:

Shortcuts

Share