14/06/2026
Më 13 dhe 14 qershor 2026, në pishinën “Taq Dafa” në Durrës, u mbajt turneu ndërkombëtar i notit “Teuta Cup 2026”.
Vesa Mehmetaj, si pjesë e Reprezentacionit të Kosovës dhe përfaqësuese e KN “Onix”, pati një paraqitje të shkëlqyer, duke fituar gjithsej pesë medalje:
🥈 50 m stil bretkocë – Vendi i dytë
🥈 100 m stil bretkocë – Vendi i dytë
🥉 100 m stil bretkocë (Open) – Vendi i tretë
🥈 200 m stil bretkocë – Vendi i dytë
🥉 200 m stil bretkocë (Open) – Vendi i tretë
Rumejsa Lajqi, gjithashtu përfaqësuese e KN “Onix”, garoi me përkushtim në disiplinat:
🏊♀️ 50 m stil i lirë
🏊♀️ 50 m stil bretkocë
🏊♀️ 100 m stil i lirë
🏊♀️ 100 m stil bretkocë
Edhe pse nuk arriti të sigurojë medalje, ajo përfaqësoi me dinjitet klubin dhe fitoi përvojë të vlefshme garuese në një konkurrencë të fortë ndërkombëtare.
Urime Vesa Mehmetajt për suksesin e madh, Rumejsa Lajqit për paraqitjen dinjitoze dhe KN “Onix” për përfaqësimin e shkëlqyer në “Teuta Cup 2026”! 🏊♀️🏅🇽🇰