15/04/2019
KF.UÇA, në këtë luftë financiare të ekipeve tjera doli e dyta me më së shumti gola të shënuara,vetëm vendi i parë shënoi më shumë se ekipi jonë. Në garën e ngushtë se cili ekip t’i marr lojtarët më të mirë të futbollit kosovar,të këtë lojtarë më pagesë që nga gjiro e parë, të mundohen me çdo kusht ta zënë një vend në play off.
KF.UÇA, e shijoj deri ne fund çdo ndeshje në edicionin e IV në Superligën e Istogut, duke shënuar, duke bërë lojë të mirë dhe duke kënaqur publikun me lojën e bukur e të luftuar deri në minutën e fundit.
Pozita në tabelë nuk është pozita reale nga ajo se çka shfaqem në fushë por duke pasur parasysh që ekipi ynë nuk është ekip biznesesh por ekip krenarie që përmban brenda vetes lojtarë kryesisht të fshatit tonë mbajtëm leksion se si luhet me zemër, duke fituar simpatin e të gjithëve.
KF.UÇA, shënoi 104 gola duke lënë prapa shpine shumë ekipe të cilët në mesin e tyre paten futbollist profesionist që nga ndeshjet e para . Në 30 ndeshjet e luajtura,nuk munguam në asnjë ndeshje në Superligë dhe nuk u futem në kalkulimet e ndeshjeve të sh*tura siç kanë bërë shumë ekipe tjera.
Një falenderim shumë i madh shkon për sponzorin e klubit tonë Sadat Hajzeraj, i cili asnjëherë nuk hezitoj që t’i dal në ndihmë klubit tonë, dhe ta mbajë sa ma lartë emrin e fshatit të ti.
Lista e lojtarëve të KF.UÇËS në këtë sezon:
1. Lirim Selmanaj
2. Faruk Haziraj
3. Endrit Hajzeraj
4. Zymer Selmanaj
5. Arsim Hajzeraj
6. Adem Selmanaj
7. Asdren Sadikaj
8. Drilon Haxhijaj
9. Bujar Ibrahimaj
10. Floridon Rexhaj