13/09/2026
Gjatë zhvillimit të garave të Ligës së Seniorëve në pingpong, të cilat po mbahen në SHFMU “Hysni Zajmi” në Vrellë, patëm kënaqësinë të mirëpresim në vizitë Sekretarin e Federatës së Pingpongut të Kosovës, z. Fadil Luta.
Garat organizohen nga Klubi i Pingpongut “Istogu”, i cili po zhvillon aktivitetet e Ligës së Seniorëve në ambientet e SHFMU “Hysni Zajmi” në Vrellë.
Gjatë vizitës, z. Luta u njoh nga afër me organizimin, mbarëvajtjen dhe kushtet e zhvillimit të kësaj lige, duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin në zhvillimin e pingpongut.
🏓 Klubi i Pingpongut “Istogu” – në shërbim të zhvillimit të pingpongut!