01/07/2026
Një vizitë e veçantë gjatë AC Milan Junior Camp Prishtina. ⚽
Pjesëtarë të Kontingjentit italian të KFOR-it në Kosovë ishin të pranishëm në kamp, ku ndanë nga afër një moment të bukur me fëmijët, trajnerët dhe gjithë atmosferën kuqezi.
Prania e tyre i dha kësaj dite një vlerë edhe më të veçantë, duke bashkuar sportin, respektin, disiplinën dhe frymën pozitive që ky kamp ua përcolli fëmijëve.
AC Milan Junior Camp Prishtina ishte më shumë se një kamp futbolli.
Ishte një përvojë që frymëzoi, bashkoi dhe krijoi kujtime që do të mbeten gjatë. ❤️🖤