Shkolla e futbollit KOHA

Shkolla e futbollit KOHA Shkolla e Futbollit 'KOHA' me trajnerin profesional:
Mr. Sc. Arben Zeqiri Gjatë karrierës së tij më shumë i mbrojti ngjyrat e K.F. "GJILANI" derisa për K.F.

Biografia e Arben Zeqiri

Arben Zeqiri karrierën si futbollist e filloi në vitin 1993 në shkollën e futbollit të KF GJILANI. Që nga fëmijëria u shqua me talentin e tij prej një mesfushori premtues për ti kaluar me shumë sukses të gjitha grupmoshat e kësaj shkolle dhe per tu kompletuar si një mesfushor që do ti j*pë shumë futbollit gjilanas dhe atij kosovar. "DRITA" luajti për një vit e gjysmë, dh

e për një periudhë të shkurtër kohore ishte edhe ne KOSOVËN e Prishtinës, ku gjithnjë u shqua me tiparet prej një mesfushori kreativ e që i jepte bukuri e imagjinatë lojës së ekipit të vet. Shquhej me goditje atraktive nga distanca, me gola efektiv nga goditjet e lira dhe me asistimet për bashkëlojtaret e tij derisa, shumë gazetarë, trajnerë, simpatizues dhe ekspertë të futbollit vendor e krahasuan me futbollistin holandez Wesley Sneijder ngase i ngjante shumë në mënyrën e njëjtë të stilit të lojës. Kishte lëndime të shpeshta për tu operuar katër herë, të cilat ndikuan që karriera e tij të jetë më e shkurtër, por të cilat nuk e penguan që shpesh të luaj i lënduar e të j*p më të mirën për klubin e GJILANI-t duke pasur mbi 250 paraqitje zyrtare gjatë karrieres së tij dhe mbi 60 gola. Sidomos shkëlqente ne derbit lokal kundër DRITËS dhe zakonisht shpallej lojtari më i dalluar i këtyre ndeshjeve derbi. Në vitet 2002.2003,2007,2008 dhe 2009 ishte ndër mesfushoret më produktiv e më të kërkuar në futbollin kosovar, nga ekipet më me nam në futbollin kosovar si PRISHTINA, TREPÇA, VËLLAZNIMI etj. por për arsye familjare e private, gjithnjë luajti në qytetin e lindjes për klubet e qytetit GJILANIN dhe DRITËN. Në vitin 2002 zgjedhet sportisti i ri më i mirë në qytetin e Gjilanit, derisa kulmin e suksesit individual si sportist e arrin në vitin 2007 ku në një konkurrencë shumë të fortë, zgjedhet futbollisti më i mirë dhe sportisti më i mirë i vitit në qytetin e Gjilanit. Në vitin 2007 për herë të parë pas vitit 2001, KF GJILANI luftonte për titullin e kampionit falë paraqitjeve dhe golave spektakularë të tij. Në vitin 2001 dhe 2002 ishte finalist i kupës së Republikës së Kosovës me KF GJILANI-n. Krahas karrierës së sukses’shme futbollistike ka përfunduar me sukses të lartë studimet në fakultetin e shkencave sportive në Prishtinë për të diplomuar në vitin 2004 në lëndën e futbollit te mentori i tij Dr.sc. Bylbyl Sokoli, derisa në vitin 2011, pikërisht për ditelindjen e tij me sukses të lartë mbron titullin MAGJISTËR i shkencave sportive në të njëjtin fakultet. Që nga viti 2007 është mësimdhënës i shkencave sportive në gjimnazin ’’ZENEL HAJDINI’’ në Gjilan, duke dhënë kontributin e tij prej pedagogu në edukimin e rinisë gjilanase dhe duke fituar tituj kampioni me gjimnazistët gjilanas në nivel komune regjioni dhe Republike, në shumë disiplina sportive. Arben Zeqiri është vëlla i pesë motrave, i martuar me Norën, kanë një vajzë Ninën 6 muajshe dhe jetojnë së bashku me prindërit e tij Nazmije e Halim Zeqiri, në Gjilan. Në vitet 2016-17 ka punuar si trajner i përgatitjes së përgjithshme fizike në Dubai, konkretisht në Gardën Presidenciale të Emirateve të Bashkuara Arabe. Aktualisht është mësimdhënës i Edukimit Fizik dhe Sportit në Gjimnazin "Zenel Hajdini" në Gjilan. Kryen detyrën e bashkëpuntorit të jashtëm të Federatës së Futbollit të Kosovës, duke punuar në projektin me fëmijët me nevoja të veçanta si dhe me projektin e masovizimit të lojës së futbollit, në zonat rurale. Gjithashtu nga viti 2014 e deri më sot kryen detyrën e analistit të futbollit në televizionin KLAN KOSOVA dhe në KUJTESA SPORT.

Kështu e feston ditëlindjen e 8-të, talenti ynë Loris Maliqi.Edhe shumë e shumë të tjera për talentin tonë premtues 🎉🎂💯🌟...
28/01/2021

Kështu e feston ditëlindjen e 8-të, talenti ynë Loris Maliqi.
Edhe shumë e shumë të tjera për talentin tonë premtues 🎉🎂💯🌟⚽️💙

28/01/2021

Përshëndetje të nderuar prindër dhe të dashur futbollistë!

Uroj e shpresoj të jeni mirë ju dhe familjet tuaja si dhe të keni pushuar mjaftueshëm.

Pas pushimit një mujor, rikthehemi në stërvitje të dielën më 31.01.2021, në qendrën sportive PRO SPORT.

Me moton tonë: JEMI VËLLEZËR-JEMI FAMILJE,
rikthehemi në procesin stërvitor e edukativ, për të dhënë më të mirën si zakonisht, si dhe për të arritur rezultate edhe më të mëdha se vitin që e kemi lënë pas, e që kujtojmë ishte jashtëzakonshëm për të gjithë ne, duke luftuar me pandeminë globale COVID 19.

Orari i stërvitjeve për këtë fundjavë :

Grupmosha e 7-8 vjeçarëve:
E dielë, 31.01.2021, në ora 11:30;

Grupmosha e 9-10 vjeçarëve:
E dielë, 31.01.2021, në ora 10:15.

Grupmosha e 10-11-12 vjeçarëve:
E dielë, 31.01.2021, në ora 9:00;

Grupmosha e 14-15-16 vjeqarëve:
E dielë, 31.01.2021, në ora 12:45.

Shihemi të dielën.
Gjithë të mirat!...

Trajneri:
Mr.Sc. Arben Zeqiri

08/01/2021

Motoja e punës sonë:
"Jemi vëllezër, jemi familje"
SH.F. "KOHA"-GJILAN
Faleminderit për mbështetjen televizionit KLAN KOSOVA dhe gazetarit Kron Sadiku.
⤵️
https://fb.watch/2Ukj4Jkbl1/

03/01/2021

Një aktivitet më ndryshe, nga stërvitjet e zakonshme.
Në aktivitetin e fundit për vitin 2020, ishim në pishinën e ASTORIA-s, për të bërë, not, relaksim e argëtim, pas një periudhe 7 mujore stërvitore.
Falënderojmë prindërit për mbështetjen e vazhdueshme, futbollistët për atmosferën fantastike, dhe një falënderim i veçantë për pritjen fantastike nga menagjeri i ASTORIA, z. Naim Hyseni.
Gëzuar Vitin e Ri 2021🎉🌲🥂

Përshëndetje për të gjithë komunitetin tonë të SH.F."KOHA"- Gjilan.Me rastin e festës së Vitit të Ri 2021, iu përshëndes...
30/12/2020

Përshëndetje për të gjithë komunitetin tonë të SH.F."KOHA"- Gjilan.

Me rastin e festës së Vitit të Ri 2021, iu përshëndesim të gjithëve, juve prindër dhe veçmas juve shumë të dashur futbollistë, duke iu uruar shëndet, harmoni, mirëqenie e begati në familjet tuaja.
Duke uruar e shpresuar së bashku që pandeminë globale COVID 19, ta kalojmë pa pasoja në njerëz, si dhe pas rikthimit në stërvitje në fillim të muajit Shkurt përfundimisht të zhduket virusi që na pengoi shumë jo vetëm në procesin stërvitor por në të gjitha fushat e jetës.

Shumë të respektuar prindër ju falënderojmë nga zemra për mbështetjen tuaj gjatë gjithë vitit që e kemi lënë pas, derisa në Vitin e Ri 2021 motoja e punës sonë:
"JEMI VËLLEZËR - JEMI FAMILJE", do të fuqizohet edhe më shumë, duke qenë prioriteti ynë, puna efikase në edukimin e gjithëmbarshëm të fëmijëve, e veçmas edukimi fizik, mendor e shpirtrorë, në lëminë e lojës së bukur e të magjishme të futbollit, e cila fëmijëve tashmë iu është bërë pjesë përbërëse e jetës.
Në vitin që po e lëmë prapa, kemi arritur të anëtarsohemi në komunë si organizatë joqeveritare dhe gjithashtu jemi anëtarësu në lidhjen rajonale të futbollit të Gjilanit me të drejta të barabarta duke u bërë pjesë e ligës së grupmoshave të 8 dhe 10 vjeçarëve, që organizohet nga Federata e Futbollit e Kosovës.
Me grupmoshat e 13 dhe 15 vjeçarëve planifikojmë që vitin që po hyjmë të anëtarsohemi dhe të garojmë me ekipet tjera që aktualisht garojnë në LRFGJ.
Gjithashtu në vitin që po e lëmë pas, kemi zhvilluar mbi dhjetë ndeshje miqësore me ekipe të ndryshme nga mbarë Kosova, por gjithmonë duke u kujdesur nga vurusi aktual, çka i përgëzojmë e komplimentojmë futbollistët tanë të të gjitha grupmoshave për: punën, angazhimin, disiplinën, përkushtimin si dhe paraqitjet e lakmueshme të arritura me ekipet rivale.

Gjatë muajit Janar, do të pushojmë për shkak të temperaturave të ulta, derisa në stërvitje kthehemi në fillim të muajit Shkurt 2021.

Gëzuar Vitin e Ri 2021🎉🎊🥂🌟⚽️💙🤍💛

25/12/2020

Përshëndetje!
Nesër do ta bëjmë një fotografi të përbashkët, dhe një të të gjitha grupmoshave veq e veq për fundvit, si dhe për të shkuar ne pushim te merituar përgjatë gjithë muajit Janar, meqë nga Qershori i këtij viti punuam në kushte të jashtëzakonshme, duke u përballur me pandeminë globale COVID 19.
Takimi në ora 9:15 te stadiumi te rrethi. Nga ora 10:00 deri ne 12:00 e kemi fushën të rezervuar dhe do ta shfrytëzojme për të luajtur mes vete fëmijët në porta të mesme.
Fëmijët për fundvit, do të marrin nga një mirënjohje, fotografinë e tërë grupmoshave me kalendarin e vitit 2021, dhe nga një fotografi të veçantë për secilën grupmoshë.
Paisjet e nevojshme për nesër: fanelat e bardha, shortset e kaltërta, çorapat e bardha, trenerkat komplet, kapelat, dorëzat dhe jaknet.
Për të martën, me kërkesën e fëmijëve, dhe me mirëkuptimin tuaj, kemi bashkëbiseduar dhe jemi dakorduar me fëmijët që të bëjmë një aktivitet më të veçantë për fundvit duke shkuar në pishinë te ASTORIA, për të bërë not.
Këtë ide e aktivitet e diskutojmë edhe një herë së bashku me ju prindër të nderuar.
Edhe një herë në emër të të gjithë anëtarëve të SH.F. "KOHA", juve prindër të nderuar ju falënderojmë për mbështetjen tuaj të parezervë përgjatë, rritës, zhvillimit e profesionalizmit të komunitetit tonë.
I ftojmë edhe futbollistët tjerë që muajt e fundit nuk kanë stërvitur me ne, për të bërë fotografinë e përbashkët.
Shihemi nesër në ora 9:15 te stadiumi te rrethi në Gjilan.

Trajneri: Mr.Sc. Arben Zeqiri

Përshëndetje!Nga dje edhe zyrtarisht jemi pjesë e garave të organizuara nga Federata e Futbollit të Kosovës, për grupmos...
05/10/2020

Përshëndetje!

Nga dje edhe zyrtarisht jemi pjesë e garave të organizuara nga Federata e Futbollit të Kosovës, për grupmoshat U-8 dhe U-10.
Javë më parë kemi mbaruar me sukses procedurat e regjistrimit dhe licencimit të shkollës sonë të futbollit, në organet kompetente komunale e republikane, duke ushtruar veprimtarinë tonë, tanimë ligjërisht, sikurse të gjitha shkollat tjera të futbollit në vend.
Së shpejti do të bëhemi pjesë e garave të FFK-së për grupmoshat U-13, U-15 dhe U-17, gara këto që i organizon lidhja rajonale e futbollit të Gjilanit që funksionon në kuadër të FFK-së.
Falënderime e respekt pambarim për të gjithë akterët, veçmas për ju prindërit, që gjithmonë jeni pranë nesh në çdo rrugëtim të planifikuar.

Dje më 03.10.2020, me grupmoshat e: 8, 10, 13 dhe 15 vjeçarëve, zhvilluam ndeshje miqësore me K.F. "SHARRI" nga Elez Han...
04/10/2020

Dje më 03.10.2020, me grupmoshat e:
8, 10, 13 dhe 15 vjeçarëve, zhvilluam ndeshje miqësore me K.F. "SHARRI" nga Elez Hani, që drejtohet nga trajneri Besar Luri.

Ishin ndeshje të bukura, me veprime të bukura të futbollistëve të të dyja ekipeve me çka të gjithë prindërit e pranishëm u ndanë jashtëzakonisht të kënaqur, me nivelin teknik të lojës dhe veqmas me sjelljet e edukatën sportive të futbollistëve të të dyja ekipeve.

Ashtu sikurse ndodh zakonisht në të tilla takime grupmoshash, rezultati ishte jashtë objektivave tona, kur kemi parasysh faktin se po arrijmë me sukses shoqërorizimin e futbollistëve dhe me sukses po e plasojmë idenë e misionin e shenjtë të sportit duke ndikuar me sukses në edukimin fizik e shëndetsorë të rinisë sonë, dhe gjithashtu duke ndikuar tek ata që loja më e popullarizuar në Botë, futbolli, të bëhet pjesë e rëndësishme e jetës së tyre fëmijërore, e pse jo edhe profesion e pasion në të ardhmen.

Edhe juve prindër të nderuar, ju falënderojmë nga zemra që nga afër i përcjellët ndeshjet tona dhe që në vazhdimësi po i mbështesni aktivitetet e komunitetit tonë...

Jeni të mirëseardhur !

Trajneri: Mr.Sc. Arben Zeqiri

11/07/2020

Përshëndetje të nderuar prindër dhe të dashur futbollistë !

Më poshtë ua sjellim orarin e stërvitjeve për javën e ardhshme:

Grupmosha e, 8-9 -10vjeçarëve (U-10) :

E Hënë, 13.07.2020 në ora 17:45;
E Mërkurë, 15.07.2020 në ora 17:45;
E Premte, më 17.07.2020 në ora 17:45;.

Grupmosha e, 11-12 vjeçarëve (U-12) :

E Hënë, 13.07.2020 në ora 16:30;
E Mërkurë, 15.07.2020 në ora 16:30;
E Premte, 17.07.2020 në ora 16:30;.

Grupmosha e 13-14-15 vjeçarëve (U-15) :

E Hënë, 13.07.2020 në ora 15:15;
E Mërkurë, 15.07.2020 në ora 15:15;
E Premte, 17.07.2020 në ora 15:15;

Iu mirëpresim!
Trajneri: Arben Zeqiri

03/07/2020

Përshëndetje të nderuar prindër dhe të dashur futbollistë !

Më poshtë ua sjellim orarin e stërvitjeve për javën e ardhshme :

Grupmosha e, 8-9 -10vjeçarëve (U-10) :

E Hënë, 06.07.2020 në ora 17:45;
E Mërkurë, 08.07.2020 në ora 17:45;
E Premte, më 10.07.2020 në ora 17:45;.

Grupmosha e, 11-12 vjeçarëve (U-12) :

E Hënë, 06.07.2020 në ora 16:30;
E Mërkurë, 08.07.2020 në ora 16:30;
E Premte, 10.07.2020 në ora 16:30;.

Grupmosha e 13-14-15 vjeçarëve (U-15) :

E Hënë, 06.07.2020 në ora 15:15;
E Mërkurë, 08.07.2020 në ora 15:15;
E Premte, 10.07.2020 në ora 15:15;

Iu mirëpresim!
Trajneri: Arben Zeqiri

Dy futbollistët shembull për ti ndjekur të rinjët anë e mbanë rruzullit tokësor, poashtu shumica e futbollistëve i adhur...
02/07/2020

Dy futbollistët shembull për ti ndjekur të rinjët anë e mbanë rruzullit tokësor, poashtu shumica e futbollistëve i adhurojnë me të drejtë për atë çka i kanë dhënë futbollit dhe kohës që ne jetojmë...
Cristiano Ronaldo & Lionel Messi

28/06/2020

Address

Rruga E Ferizajit
Gjilan
60000

Telephone

+38344321133

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla e futbollit KOHA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Shkolla e futbollit KOHA:

Share