Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Gjilani

Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Gjilani "Aktivitet i vazhdueshëm, shëndet i lakmueshëm"

17/09/2026
🥾 “Shba Gjilani “– Ecja e radhës në Bjeshkët e Sharrit 🏔️Sot, 13.09.2026 “Shba Gjilani” realizoi me sukses ecjen e radhë...
13/09/2026

🥾 “Shba Gjilani “– Ecja e radhës në Bjeshkët e Sharrit 🏔️

Sot, 13.09.2026 “Shba Gjilani” realizoi me sukses ecjen e radhës në Bjeshkët e Sharrit, me ngjitjen drejt Majës së Kobilicës, 2528 m.

Një ngjitje sfiduese, ku na pritën terreni i vështirë, lodhja dhe sfidat e shumta deri në majë. Por, si gjithmonë, shoqëria, humori dhe kënaqësia e përbashkët i tejkaluan të gjitha vështirësitë. 💪🥾

Gjatë rrugëtimit shijuam pamje madhështore të majave dhe masivit të Sharrit, ndër to Maja e Zezë, Traskveci, Maja e Korfit, si dhe shumë bukuri të tjera që na ofruan këto bjeshkë.

Një tjetër ngjitje e përfunduar me sukses, me shumë kujtime të bukura dhe momente të paharrueshme së bashku! ❤️🏔️

🙏 Faleminderit të gjithë anëtarëve dhe pjesëmarrësve që ishin sot me ne në këtë ecje.

Mirupafshim në ecjet e radhës!
🥾🏔️ SHBA Gjilani – Gjithmonë së bashku në bjeshkë!

🥾 Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Gjilani” 🏔️Më datë 30.08.2026, Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Gjilani” realizoi ngjit...
31/08/2026

🥾 Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Gjilani” 🏔️

Më datë 30.08.2026, Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Gjilani” realizoi ngjitjen e radhës në Parkun Kombëtar “Sharri”, në majën Vraca e Madhe, me lartësi 2582 m.

Kjo ecje ishte e bukur, ashtu si çdo ecje e jona, por veçantinë e saj e bënë pamjet e mrekullueshme dhe të gjera që na shoqëruan gjatë gjithë ngjitjes drejt majës. Përroi i Lumbardhit na ndihmoi shumë gjatë rrugëtimit, duke na freskuar sa herë që ndalonim për të pushuar.

Ishte një shoqëri e mrekullueshme, ku batutat dhe humori i pjesëmarrësve e bënë ecjen edhe më të lehtë dhe më të këndshme. 😊🥾

Një falënderim i veçantë për të gjithë pjesëmarrësit në këtë event, për energjinë dhe shoqërinë e tyre.

Gjithashtu, falënderojmë dy ushtarakët e kontingjentit turk në Kosovë, të cilët për herë të dytë iu bashkëngjitën “Shba “Gjilani” në aktivitetin tonë. Ishte kënaqësi t’i kishim përsëri me ne! 🇹🇷🤝🇽🇰

🙏 Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen dhe atmosferën e krijuar!

Mirupafshim në ecjet e radhës! 🏔️🥾
Së bashku drejt majave të reja!

Address

Gjilan
60000

Telephone

+38349132490

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Gjilani posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Gjilani:

Shortcuts

Share

Category