KV DRITA - Meshkujt

KV DRITA - Meshkujt © Faqja zyrtare e KV DRITA - Meshkujt në Facebook ®

Joshua Friedman, përforcimi i ri i KV Drita Meshkujt 🇺🇸Me kënaqësi ju prezantojmë transferimin më të ri të KV Drita Mesh...
18/06/2026

Joshua Friedman, përforcimi i ri i KV Drita Meshkujt 🇺🇸

Me kënaqësi ju prezantojmë transferimin më të ri të KV Drita Meshkujt për sezonin e ri, pasuesin amerikan Joshua Friedman.

Joshua vjen nga një rrugëtim i suksesshëm në volejbollin universitar amerikan, duke qenë pjesë e programeve prestigjioze si Menlo University, USC University dhe Hawaii University. Me një gjatësi prej 1.92m, ai sjell cilësi, energji dhe eksperiencë të vlefshme në repartin e pasuesve.

Në moshën 24-vjeçare, Friedman konsiderohet një lojtar me potencial të madh dhe me karakteristika moderne të lojës, duke u dalluar për organizimin e sulmit, shërbimin dhe disiplinën taktike në fushë.

Jemi të bindur se Joshua do të jetë një vlerë e shtuar për ekipin tonë dhe do të ndihmojë KV Dritën në arritjen e objektivave për sezonin 2026/27.

Mirë se vjen në familjen bardhekaltër, Joshua! 💙🤍

Nga Drita te Kombëtarja, Engjëlli, Kejsani dhe Mali në Kosovën U18 🇽🇰Me krenari të madhe njoftojmë se talentët tanë, Eng...
11/06/2026

Nga Drita te Kombëtarja, Engjëlli, Kejsani dhe Mali në Kosovën U18 🇽🇰

Me krenari të madhe njoftojmë se talentët tanë, Engjëll Dalipi, Kejsan Mavriqi dhe Mal Devaja janë ftuar dhe janë pjesë e Kombëtares së Kosovës U18.

Ky është një vlerësim i merituar për punën, përkushtimin dhe sakrificën e tyre të vazhdueshme, por njëkohësisht edhe dëshmi e punës së palodhshme që po bëhet nga KV Drita Meshkujt me gjeneratat e reja.

Jemi jashtëzakonisht krenarë që tre volejbollistë të klubit tonë do të përfaqësojnë ngjyrat e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kjo arritje tregon se e ardhmja e volejbollit kosovar është në duar të sigurta dhe se KV Drita vazhdon të jetë një vatër e zhvillimit të talentëve të rinj.

I urojmë Engjëllit, Kejsanit dhe Malit shumë suksese me fanellën Dardane. Vazhdoni të na bëni krenarë! 💙🤍

KV Drita Meshkujt – aty ku talenti zhvillohet dhe ëndrrat bëhen realitet. 💪🏐🇽🇰

VAZHDON PARTNERITETI ME Brickos SHPK 🤝 Me kënaqësi ju njoftojmë se KV Drita Meshkujt dhe Brickos Shpk kanë arritur marrë...
05/06/2026

VAZHDON PARTNERITETI ME Brickos SHPK 🤝

Me kënaqësi ju njoftojmë se KV Drita Meshkujt dhe Brickos Shpk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për sezonin 2026/27.

Ky partneritet përfaqëson më shumë se një mbështetje financiare dhe është një dëshmi e besimit të ndërsjellë, e vlerave të përbashkëta dhe e përkushtimit për zhvillimin e sportit dhe të rinjve në komunitetin tonë.

Jemi mirënjohës ndaj kompanisë gjigande, Brickos Shpk dhe pronarit Mustafë Borovci për besimin e vazhdueshëm në projektin e KV Drita Meshkujt dhe për mbështetjen në rrugëtimin tonë drejt objektivave gjithnjë e më të mëdha. Partnerë të tillë janë shtylla të rëndësishme të sukseseve tona dhe motiv shtesë për të vazhduar punën me përkushtim maksimal.

Së bashku hyjmë në sezonin 2026/27 me ambicie të mëdha, të vendosur për të përfaqësuar denjësisht klubin dhe të gjithë ata që na mbështesin.

Faleminderit Brickos Shpk për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme! Na priftë e mbara në sfidat që na presin! 💙🤍

Mirë se vjen Mustafë Thaçi! 🔵⚪️KV Drita Meshkujt ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri për sezonin 2026/27, qendr...
19/05/2026

Mirë se vjen Mustafë Thaçi! 🔵⚪️

KV Drita Meshkujt ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri për sezonin 2026/27, qendrën e talentuar që edicionin e fundit ka luajtur tek KV Prishtina, Mustafë Thaçi.

Mustafa vjen te Drita pas paraqitjeve shumë të mira me klubin e tij të mëparshëm, duke sjellë energji, forcë dhe potencial të madh në repartin e qendrës.

Me ambicie të mëdha dhe dëshirë për suksese të reja, ai do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë në objektivat e sezonit të ardhshëm.

Mirë se erdhe në familjen bardhekaltër, Mustafë! 💙🤍

Na prift e mbara.. 💪

🏆 E ARDHMJA PO NDËRTOHET TE KV DRITA MESHKUJT 💙🤍Pas shumë pune, përkushtimi dhe sakrifice, me KRENARI mund të themi se p...
17/05/2026

🏆 E ARDHMJA PO NDËRTOHET TE KV DRITA MESHKUJT 💙🤍

Pas shumë pune, përkushtimi dhe sakrifice, me KRENARI mund të themi se puna me gjeneratat e reja po jep frytet e saj! 🌟

🥇 Kampionë në kategorinë U18
🥇 Kampionë në kategorinë U20
🥇 Kampionë aktual në kategorinë U21

Të gjitha këto arritje për herë të parë në histori të klubit.

Këto suksese nuk janë rastësi, janë rezultat i një pune të vazhdueshme, disiplinës, besimit dhe përkushtimit të madh nga lojtarët, trajnerët dhe i gjithë klubi.

Ne po ndërtojmë jo vetëm ekipe konkurruese për sot, por edhe bazën e fortë për të ardhmen e volejbollit.

Jemi krenarë që çdo ditë po zhvillojmë talentë të rinj, po u japim hapësirë lojtarëve vendorë dhe po krijojmë një mentalitet fitues në çdo kategori 💪🏐

Ky është vetëm fillimi…
E ardhmja i takon DRITES! 🔵⚪️

Faleminderit për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme Kryetar, Alban Hyseni 👏
17/05/2026

Faleminderit për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme Kryetar, Alban Hyseni 👏

KAMPIONËT U18 dhe U20 🏆

Djemtë e “KV Drita” U18 dhe U20 sot na gëzuan pamasë, duke u shpallur kampionë në volejboll pas një sezoni të jashtëzakonshëm.

Ata treguan shpirt luftarak dhe dëshmuan se japin gjithçka nga vetja për ta ngritur ekipin e qytetit tonë.

Iu urojmë për fitoren dhe ju falënderojmë nga zemra që na bëni krenarë. 💙🤍

KAMPIONEEEEEE 🏆🥇PAS U18, KAMPIONË EDHE NË U20! 🏆Një tjetër sukses i madh për KV Drita Meshkujt!Pas triumfit në kategorin...
17/05/2026

KAMPIONEEEEEE 🏆🥇

PAS U18, KAMPIONË EDHE NË U20! 🏆

Një tjetër sukses i madh për KV Drita Meshkujt!

Pas triumfit në kategorinë U18, për herë të parë në histori të klubit skuadra jonë shpallet kampione edhe në kategorinë U20, duke dëshmuar punën, përkushtimin dhe talentin që po ndërtohet çdo ditë në klubin tonë. 💙🤍

Në një finale spektakolare dhe plot emocione ndaj KV Prishtina, djemtë tanë arritën fitore me rezultat 3-2 në sete, duke treguar karakter të madh dhe shpirt luftarak deri në pikën e fundit.

Kjo fitore është rezultat i punës së palodhshme të lojtarëve, trajnerëve dhe gjithë stafit që besuan deri në fund.

Krenarë me djemtë tanë që po shkruajnë histori për klubin tonë! 🏐🏆

Urime të gjithëve për këtë sukses të jashtëzakonshëm, e ardhmja është e DRITËS!

Përpara DRITA!
Krenaria e Qytetit 💙🤍

PLAY-OFF U20 | GJYSMËFINALET DHE FINALJA 🏆Sot në palestrën 'Better Life' në Lipjan zhvillohen ndeshjet e Play-Offit për ...
17/05/2026

PLAY-OFF U20 | GJYSMËFINALET DHE FINALJA 🏆

Sot në palestrën 'Better Life' në Lipjan zhvillohen ndeshjet e Play-Offit për kategorinë U20.

KV Drita Meshkujt do të përballet në gjysmëfinale me Prishtina Volley nga ora 12:00, në një sfidë shumë të rëndësishme drejt finales.

Fituesi i këtij takimi do të luajë në finalen e madhe nga ora 14:30, kundër fituesit të çiftit Prishtina-Ferizaj.

Djemtë tanë janë gati për këtë sfidë dhe do të japin maksimumin për të arritur objektivin e madh. 💙🤍

E ardhmja vazhdon të ndërtohet me talentet tanë!Me shumë kënaqësi njoftojmë se talentet e klubit tonë, Kejsan Mavriqi, M...
16/05/2026

E ardhmja vazhdon të ndërtohet me talentet tanë!

Me shumë kënaqësi njoftojmë se talentet e klubit tonë, Kejsan Mavriqi, Mal Devaja dhe Lir Jusufi, do të vazhdojnë të jenë pjesë e skuadrës së parë të KV Drita Meshkujt edhe për sezonin e ri. 💙🤍

Këta lojtarë të rinj kanë treguar përkushtim, disiplinë dhe potencial të madh, duke fituar besimin e stafit dhe vendin e tyre në ekipin e parë.

Vazhdimësia e tyre është dëshmi e punës së mirë dhe investimit në gjeneratat e reja të klubit.

KV Drita Meshkujt vazhdon të ndërtojë të ardhmen mbi talentin vendor, me synime të qarta për suksese edhe më të mëdha në sezonin që na pret! 🔵⚪

Engjëll Dalipi vazhdon me ngjyrat bardh e kaltër!Kemi kënaqësinë të njoftojmë vazhdimin e bashkëpunimit me liberon tonë,...
14/05/2026

Engjëll Dalipi vazhdon me ngjyrat bardh e kaltër!

Kemi kënaqësinë të njoftojmë vazhdimin e bashkëpunimit me liberon tonë, Engjëll Dalipi, i cili ka nënshkruar kontratën e parë profesionale si 16 vjeçarë ku në sezonen e ardhshme do të jetë pjesë e formacionit të parë të KV Drita.

Me angazhimin, luftën në çdo pikë dhe energjinë që sjell në parket, Engjëlli është bërë një pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës sonë dhe një nga talentët me të ardhme të ndritur në volejbollin tonë.

Vazhdimësia e tij është një tjetër hap drejt objektivave që klubi ka për sezonin e ri.

I urojmë shumë suksese dhe fitore me fanellën e Dritës!

Na prift e mbara Talent 💙🤍

Address

Palestra E Sporteve "B. Selishta-PETRITI"
Gjilan
60000

Telephone

+38348868666

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KV DRITA - Meshkujt posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to KV DRITA - Meshkujt:

Share

Category