SHPSR Ereniku Gjakove

SHPSR Ereniku Gjakove Shoqata e Peshkatarëve Sportiv Rekreativ "Ereniku", Gjakovë.

AKTIVITETET ESHOQATES JANE MBROJTJA E AMBIENTIT RIPESHKIMI KONTROLLIMI IPESHKIMIT TE PALIGJESHEM ORGANIZIMI IGARAVE NE PESHKIM etj.

👏
19/04/2026

👏

Sot u mbajt gara e peshkimit me tapë “GJAKOVA 2026”.Në këtë garë morën pjesë kategoritë: seniorë, pionerë, persona me af...
19/04/2026

Sot u mbajt gara e peshkimit me tapë “GJAKOVA 2026”.

Në këtë garë morën pjesë kategoritë: seniorë, pionerë, persona me aftësi të kufizuara dhe kategoria e femrave. Rezultatet janë si më poshtë:

Kategoria SENIOR:

* Vendi i parë: Bujar Krusha
* Vendi i dytë: Nikoll Jakaj
* Vendi i tretë: Uran Luzha

Kategoria PIONER:

* Vendi i parë: Gembi Haxhibeqiri
* Vendi i dytë: Anuar Zogaj

Kategoria FEMRA:

* Vendi i parë: Sanije Tolaj

Kategoria me aftësi të kufizuara:

* Vendi i parë: Sirja Shehu
* Vendi i dytë: Sadri Smaqi
* Vendi i tretë: Sokol Shpendi

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe sportivitetin e treguar, ndërsa fituesve u urojmë suksese në garat e ardhshme!

Një falënderim i veçantë për Ekipin e Urgjencës, KRU Gjakova, DKRS Gjakovë, Policinë e Kosovës dhe .

17/04/2026

NJOFTIM

Lajmërojmë të gjithë peshkatarët e SHPSR “Ereniku” që sot është dita e fundit për paraqitje për pjesmarrjen në garën komunale “GJAKOVA 2026”

Faleminderit për mirëkuptim!

Sot është realizuar aktiviteti për pastrimin e mbeturinave në lumin Erenik, në Guskë. Ky aktivitet është realizuar si ba...
11/04/2026

Sot është realizuar aktiviteti për pastrimin e mbeturinave në lumin Erenik, në Guskë.

Ky aktivitet është realizuar si bashkepunim i SH.P.S.R “Ereniku” me .

Falenderojmë të gjithë qytetarët që morrën pjesë në këtë organizim!

03/04/2026

Të nderuar peshkatarë të SH.P.S.R “ERENIKU”,

Ju njoftojmë se më 19 prill (e diel), në Liqenin e Radoniqit, do të mbahet gara e peshkimit “Trofeu GJAKOVA 2026”.

E drejta e pjesëmarrjes:
Kanë të drejtë të marrin pjesë të gjithë peshkatarët e pajisur me leje të vlefshme peshkimi, nga të gjitha grupmoshat, përfshirë edhe kategorinë e personave me aftësi të kufizuara.

Orari i aktivitetit:
• Paraqitja e garuesve: 07:00 – 07:30
• Hedhja e shortit: 07:30 – 08:00
• Hyrja në shteg: 08:00
• Fillimi i garës: 10:00
• Përfundimi i garës: 14:00

Aplikimi për pjesëmarrje:
Të gjithë të interesuarit duhet të paraqiten deri më datën 17.04.
Regjistrimi mund të bëhet në dyqanet e peshkimit.

Fituesit e garës do të shpërblehen.

Me respekt,
SH.P.S.R “ERENIKU”.

Asgjësohen rrjetat e konfiskuara nga rojet e SH.P.S.R “Ereniku”.
01/04/2026

Asgjësohen rrjetat e konfiskuara nga rojet e SH.P.S.R “Ereniku”.

Sot, më datë 30.01.2026, u mbajt Kuvendi i rregullt i SH.P.S.R. “ERENIKU”.Rendi i ditës: 1. Raporti financiar për vitin ...
30/01/2026

Sot, më datë 30.01.2026, u mbajt Kuvendi i rregullt i SH.P.S.R. “ERENIKU”.

Rendi i ditës:
1. Raporti financiar për vitin 2025
2. Të ndryshme

Mbledhjen e hapi kryetari i shoqatës, z. Flamur Xhepa, me një minutë heshtje në nderim të 7 anëtarëve që nuk janë më mes nesh.
Në Kuvend morën pjesë mbi 20 anëtarë.

U bë prezantimi i raportit financiar për vitin 2025, i cili u diskutua nga të pranishmit. Pas kësaj, kryetari ua dha fjalën anëtarëve për çështje të tjera.

Anëtarët shprehën mendimet e tyre lidhur me rritjen e çmimit të lejeve për vitin 2026. Kuvendi, me votë unanime, u shpreh kundër rritjes së çmimit, me shpresë që në Kuvendin e Delegatëve të Federatës, i cili do të mbahet këtë të diel, të ketë mirëkuptim dhe të realizohet një zbritje e konsiderueshme e çmimit.

Në bazë të Statutit të Shoqatës, pas përfundimit të mandatit, kryetari kërkoi rizgjedhjen edhe për një mandat të ri.
Të gjithë anëtarët e pranishëm votuan PRO rizgjedhjes së kryetarit z. Flamur Xhepa.

Nën pikën “Të ndryshme”, disa anëtarë propozuan që kontrolla e peshkimit të intensifikojë kontrollet në terren në të ardhmen.

Kuvendi u mbyll në frymë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi.

SH.P.S.R. “ERENIKU”
Gjakovë

21/01/2026

Njoftim

Njoftojme te gjithe peshkataret e Sh.p.s.r “Ereniku” se me date 30.01.2026 ne ora 18:00 ne Restaurantin Verona , do te mbahet Kuvendi i rregullt per vitin 2025.

Ju ftojme qe sa me shume peshkatar te marrin pjese sepse ka shume qeshtje per tu diskutuar.

Ju mirepresim te gjithve!

Me resepekt SH.P.S.R “ERENIKU”.

17/08/2025

Sot rreth orës 19.30 gjatë kontrollës rutinore në lumin Dri, në fshatin Bordosanë, kontrolla e SH.P.S.R “Ereniku” në bashkëpunim me policinë e Kosovës sekuestruan një rrjetë të gjatë (sakë).

Aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Falenderojmë kontrollen e shoqatës tonë për punën e tyre të palodhshme dhe policinë e Kosovës për mbështetjen e tyre!

Gjate kontrolles se realizuar ne diten e sotme ne lumin Ereniku nga kontrolla e SH.P.S.R “Ereniku” eshte ndaluar nje per...
02/08/2025

Gjate kontrolles se realizuar ne diten e sotme ne lumin Ereniku nga kontrolla e SH.P.S.R “Ereniku” eshte ndaluar nje person duke peshkuar me rrjete krahu. Rrjeta eshte konfiskuar dhe me tutje do te merren masa konform ligjit.

Falenderojme rojet e SH.P.S.R “Ereniku” per punen e tyre!

Në garen shoqërore të mbajtur në liqenin e Badovcit me date 20.07.2025,  Anuar Zogaj nga SH.P.S.R “Ereniku” zuri vendin ...
20/07/2025

Në garen shoqërore të mbajtur në liqenin e Badovcit me date 20.07.2025, Anuar Zogaj nga SH.P.S.R “Ereniku” zuri vendin e 3te ne kategorinë Pioner.

Ne si shoqatë e falenderojmë Anuarin për pjesëmarrjen në këtë garë dhe i urojmë suksese të mëtutjeshme!

Address

Skenderbeu
Gjakova
50000

Opening Hours

Monday 07:00 - 20:00
Tuesday 07:00 - 19:00
Wednesday 07:00 - 19:00
Thursday 07:00 - 19:00
Friday 07:00 - 19:00
Saturday 07:00 - 19:00
Sunday 07:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHPSR Ereniku Gjakove posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to SHPSR Ereniku Gjakove:

Share