25/06/2026
KF VËLLAZNIMI 1927🇦🇱
Krenaria e Gjakovës dhe e Shqiptarisë, i vetmi klub që edhe në kohën e armikut, pos emrit shqip, kishte edhe ngjyrat e kombit tonë. Klubi i dytë më i trofeshëm në futbollin tonë.
Klubi i cili trofeun e fundit e mori në vitin 2008, dhe afro 10 vitet e fundit i kaloi në Ligën e Parë.
Krenaria e qytetit, edhe pse shumë herë ishte afër shuarjes si klub, djemtë e qytetit dhe ne si tifogrup asnjëherë nuk e lamë që kjo të ndodhte, dhe kjo s’do të ndodhë asnjëherë.
3 vjet më parë klubi ishte gati të binte në Ligën e Dytë të Kosovës.
Pra, 3 vjet më parë djem dhe burra të qytetit morën përsipër që klubi VËLLAZNIMI të kthehet ngadalë në vendin ku i takon.
Kryesi e re, e cila dihet që këto 3 vite nuk i ka ngelur borxh askujt. Neve si tifozë na takon të flasim për të mirën e klubit tonë. Kur në qytet gati as lojtarëve tanë të qytetit nuk u interesonte klubi ynë, dolën po këta djem të cilët sot po e sjellin VËLLAZNIMIN aty ku i takon.
Është e vërtetë që kryesitë e kaluara kanë dëmtuar lojtarët e qytetit tonë, kjo dihet botërisht,dhe kontributin tuaj smund ta mohoj askush,por mos harroni se po në këtë qytet, po për këtë emër, po për këtë fanellë, janë ndjekur penalisht shum lojtar në kohën e armikut dhe ata kanë vazhduar kontributin e tyre, sepse paraja dhe karriera janë më të vogla se qyteti ynë dhe klubi ynë.
Hiq se 5 vite më parë klubi ynë ishte në vendin e parë në Ligën e Parë të Kosovës, ku kishin mbetur vetëm edhe 3 muaj ndeshje që të ngjiteshim në vendin ku i takon klubit tonë. Por ishin bash lojtarët e qytetit tonë të cilët nuk pranonin të luanin “pa rroga”, pos ksaj erdhen edhe në shkallët e stadiumit duke shikuar po at ndeshje,dhe pas gjith ksaj klubi ynë prap mbeti në Ligën e Parë,por asiher i shuajtur dhe asiher i harruar nga njerzit dhe djemt e ktij qyteti që e duan me zemer!
Nuk keni qenë as nuk do të jeni të vetmit në futbollin tonë që keni luajtur pa rroga, dhe sot në vitin 2026 ka klube që jo vetëm 3-4 muaj pa rroga, por luajn gjithë stinorin,sepse klubi qytetit është më e rëndësishme se "RROGA" ,edhe pse klube shumë më të vogla se VËLLAZNIMI ngjesin skuadrat e qyteteve të tyre një ligë më lart se ne edhe pa këto "RROGA"!
Kontributin për klubin që e kanë dhënë në çdo etapë e çdo gjeneratë s’mund ta mohojë askush, por sot klubi më shumë se kurrë ka nevojë për lojtarët e qytetit tonë. Disa prej tyre nuk kanë vend më në klubin tonë asnjëherë, por disa prej tyre, të cilët e duan me zemër qytetin, ne si tifogrup i presim të luajnë për krenarinë e tyre, ku janë rritur, zhvilluar dhe në fund do të bëjnë historinë!
VËLLAZNIMI është më i madh se çdo djal i kti qytetit,më i madh se çdo lojtar dhe çdo tifoz.
VËLLAZNIMI nuk është mundësi,por kontributi për këtë klub në çfar do forme të mundshme është obligim nga çdo gjeneratë sepse nuk ka lindur sot,por është krenari dhe traditë që 100 vite,ku në qytetin tonë gjëja e par qe mësohet është dashuria për Atdheun🇦🇱,klubet e qytetit me emrin VËLLAZNIMIN dhe kjo do jetë gjithmonë!
1 shekull klub,
1 shekull kuq e zi,
1 shekull traditë!