KF Vëllaznimi

KF Vëllaznimi Faqja Zyrtare Kështu në vitin 1927 u formua klubi me emrin "Shpata e Kosovës". Emri i radhës ishte "Ylli i Kuq", ishte kjo kohë e komunizmit.
(5)

Klubi gjakovarë apo krenaria e qytetit sic e quajnë banorët është ndër klubet më të vjetra të Kosovës dhe një klub mjaft I suksesshëm duke marrë parasysh titujt e fituar që ka deri më sot. Atëkohë nuk kishte kryesi, por klubi kishte babain e vet, ai ishte Faik Dushi themelues i klubit. Pos tij në historikun e klubit gjakovarë janë të shenuar edhe emrat e Selim Muhaxhirit, Sokol Dobrosh*t, Ismet St

avilecit, Qazim Damonagës e disa të tjerë. Këta ishin nismëtarët e klubit, por edhe futbollistët e parë te cilët në ndeshjen promovuese mposhtën ekipin e Prizrenit, me rezultate 2-0. Dy vite më vonë, klubi ndërroj emrin "Pashtriku", por edhe ky emër nuk u trashëgua shumë, vetëm deri më 1941. Një dekadë më vonë skuadra emërohet me emrin që mban edhe sot e kësaj dite, KF Vëllaznimi. Koha ishte e vështirë por jo edhe për të ndalur reputacionin e këtij sporti si dhe dashurinë ndaj tij në mesin e gjakovarëve. Të theksojmë se edhe pse KF Vëllaznimi nga Gjakova nuk ka pasur rastin të luajë në Ligën e Kampioneve apo në atë të UEFA-së, mirëpo lojtarët dhe talentet që dolën nga ky klub kanë luajtur në Champions League (Besnik Hasi, Ardian Kozniku) si dhe në Kampionatin Botëror 1998. Gjakova i dha futbollit boteror edhe emra tjeresi: Kryeziu, Cana, Kukeli, Abrashi, Basha etj

Address

Gjakova

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00
Sunday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KF Vëllaznimi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to KF Vëllaznimi:

Share

Category