16/08/2025
1 shtatori po troket e ky mesazh neve të gjithëve na përkete...
Mendoj qe ambijenti ne shkolle duhet te ruhet nga rrethanat toksike, dyshimet dhe keqekuptimet e panevojshme qe krijohen nga te rriturit (shumë shpeshe te lejuera apo inicuara nga menaxhmenti apo edhe grindjet nderkolegiale, pasi ato reflektojne ne punen tone me nxënes.
Mbi te gjitha shkolla si vater e edukimit, mesimdhenjes dhe nxenjes duhet te luftoje apo parandaloj bullizmi psiko-fizik, social dhe emocional.
Kur pata inicuar projektin hulumtues "stop bullizmi ne shkolla" ne 2005 jam habit me te gjeturat, pasi ato reflektuan ne vargun e fajit qe derivonte nga zyrja menaxherjale, ne kabinete e ne klasa, etj.
Asgje nuk ka ndryshuar as sot e kesaj dite, bullizem sidomos psiqik dhe emocional ka neper institucione shkollore.
Sa per nxenes ata jane pasqyrim I viktimizuesve te rritur te cilet viktimizojne pasi edhe ata ndoshta kane qene te viktimizuar me pare qe ne familjet e tyre dhe shkollat.
Pra, nxënesit jane ajo letra e lakmuesit qe emetojne energjite negative dhe streset e induktuera nga prinderit, mesimdhesit, dhe zyra menaxheriale e shkolles, paria institucioneve udheheqese si DKA deri ne Ministri.
Sa kujdesen institucionet udheheqese per mireqenjen e mesimdhesit (gjendjen shëndetësore)?
Sa jane konfidenciale per ti mireprit ankesat e mesimdhenesve dhe prinderve si dhe rekomandimet e OJQve?
Kete pergjegje e kemi shterrp, dhe fatkeqesishte nuk ka optimizem fare perderise menaxheret kane te veshur petkun partiak apo jane te zgjedhur nga partite politike.
Tullë pas tulle, ndërtohet mur" është një shprehje e zakonshme ndoshta që thekson rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme qe duhet te jene tek te gjitha hallkat e arsimit per ti depolitizu shkollat. Sado graduale te jete ndertimi i ketyre tullave ja vlene, vetem e vetem qe te mos e prishim vargun e tullave te cilat jane bazamenti ku shkelim çdo dite.
Hajde shnet,
Vjollca