19/08/2026
🇺🇸 DJ DAVIS – TRANSFERI I RADHËS! 🔴⚫️
KB Vëllaznimi njofton me kënaqësi se ka siguruar shërbimet e amerikanit DJ Davis, i cili pritet të jetë një prej opsioneve kryesore të skuadrës.
Davis është 25-vjeçar, 1.85 centimetra i gjatë dhe luan në pozita të ndryshme, si organizator por edhe shuter. Ai vjen në Gjakovë pas sezonit të parë profesional në Evropë, të cilin e zhvilloi në Gjeorgji, me Margvetin, në Superligën gjeorgjiane.
Në sezonin 2025/26, Davis ishte ndër lojtarët më produktivë të Margvetit, duke regjistruar rreth 18 pikë, 3.1 kërcime dhe 2.7 asistime për ndeshje në kampionat. Ai gjithashtu shkëlqeu në gjuajtjet për tri pikë, duke fituar edhe garën e tresheve dhe duke u përzgjedhur në All-Star.
Para kalimit në Evropë, amerikani ndërtoi karrierën universitare në NCAA, ku luajti për UC Irvine, Butler dhe Washington. Me UC Irvine u përzgjodh në All-Big West në vitin 2023, ndërsa karrierën universitare e mbylli me 143 ndeshje të zhvilluara.
Mirë se vjen në Gjakovë, DJ! 🔴⚫️
Welcome to Vëllaznimi!