29/03/2023
FUTBOLLI KINETIK
Stervitjet diferenciale si shtyllë apo dimension i Futbollit Kinetik.
Thomas Tuchel, aplikon idetë e profesorit të universitetit të Mainz, Wolfgang Schöllhorn, teoria e të cilit për "të mësuarit diferencial" pretendon se lojtarët nuk mësojnë duke përsëritur, por duke u përshtatur me një rrjedhë të pafund problemesh (përsa i përket stërvitjes taktike). Tuchel me lojtarët e tij duke ushtruar në fusha jashtëzakonisht të ngushta ose jashtëzakonisht të gjera, ose duke përdor mini-topa për të rritur fokusin dhe për të përmirësuar kontrollin e topit. Qëllimi kryesor i trajnimit është të mbingarkojë lojtarët me situata të zgjidhjes së problemeve, të cilat do t'i ndihmojnë lojtarët t'i zgjidhin problemet më mirë dhe më shpejt gjatë lojërave konkurruese. Schöllhorn beson se përsëritja dhe korrigjimi pengojnë të mësuarit. Si rezultat i mos korrigjimit apo kritikimit, lojtarët në mësimin diferencial natyrisht fillojnë të jenë më pak kritikë ndaj vetvetes dhe të marrin më shumë rreziqe. Trajnimi diferencial është një metodologji trajnimi që synon të rrisë shumëllojshmërinë dhe kompleksitetin e problemeve. Qëllimi kryesor është t'i bëjmë seancat stërvitore aq komplekse dhe kërkuese mendërisht, saqë lojërat konkurruese të ndjehen relaksuese në krahasim. Efektiviteti i të mësuarit diferencial është se thjesht i bën gjërat më të vështira. Ka mundësi të pafundme kur bëhet fjalë për trajnime diferenciale, dhe nuk ka as të drejta apo gabime. Kjo varet nga kreativiteti, intuita dhe guximi i trajnerit për të provuar gjëra të reja.