23/03/2026
Me kënaqësi të veçantë ju njoftojmë se kemi marrë pjesë në turneun ndërkombëtar Ramus Open Sofia 2026, i mbajtur në Sofje të Bullgarisë. 🇧🇬🥋
Në këtë garë të nivelit të lartë, klubi ynë u përfaqësua nga sportisti ynë Rinori, i cili garoi në kategorinë senior dhe arriti një sukses të jashtëzakonshëm duke zënë vendin e 3-të 🥉
Ky rezultat ka një rëndësi të veçantë, pasi për Rinorin kjo ishte vetëm gara e dytë zyrtare në këtë sport. Duke marrë parasysh që ai sapo ka filluar rrugëtimin e tij në Taekwondo, kjo arritje dëshmon përkushtimin, disiplinën dhe potencialin e tij të madh për të ardhmen. 👊💪
Ky sukses është një motivim i fuqishëm për të vazhduar punën me përkushtim edhe më të madh, si dhe një dëshmi se me punë, vullnet dhe besim në vetvete, rezultatet nuk mungojnë.
Falënderojmë të gjithë ata që na mbështesin vazhdimisht dhe besojnë në rrugëtimin tonë. Suksese edhe më të mëdha na presin përpara! 💪🔥