Shkolla e Futbollit ‘Shqiponjat’ ёshtё e themeluar me 12 shtator 2009 ndersa në vitin 2014 është bërë pjesë e garave të ‘Ligës Rajonale të Prishtinës në Futboll’. Shkolla jone organizon ushtrime në futboll për fëmijë tё moshes nga 5 deri 17 vjeç e të cilët varësisht nga mosha, në raste të veçanta edhe nga aftësia, ndahen në 6 grupe:
5-6 vjeç – U7, nismetar
7-8 vjeç – U9, minifatosë
9-10 vjeç – U
11, parafatosë
11-12 vjeç – U13 fatosë
13-14 vjeç – U15 pionier
15-16 vjeç – U17 kadet
Për më të vegjlit, pra për ata të moshes nga 5 deri 8 vjeç, pra mbi 11 vite, i kemi mbajtur ne sallёn e shkollёs fillore “Hasan Prishtina”, nërsa aktualisht për këtë gtupmoshë por edhe për grupmoshat tjera stërvitjet zhvillohen në fushat e ndertuara rishtas ne Miradi te Eperme - Fushe-Kosovë; fusha e mbyllur dhe fusha e hapur e se shpejti pritet perfundimi i fushes së madhe me bari sintetik. Plan-programi ynë i ushtrimeve i cili kryesisht bazohet, por nuk limitohet, në plan-programin holandez “Coerver", ka për synim aftёsimin dhe ngritjen e fёmijёve si nё aspektin personal-teknik, gjithashtu edhe fiziko-taktik, por, pa dyshim, edhe ofrimin e kënaqësisë, shoqërimit me njëri-tjetrin e deri te ndjesia pozitive e të qenit pjesë e grupit. Gjithsesi klubi ‘Shqiponjat’ ka filluar dhe vazhdon të jetë në kontakt me shkollat dhe akademitë tjera me qëllimi të përshpejtimit të marrjes dhe adaptimit të përvojave më të avancuara, siç është p.sh ajo nga kampioni i shumefisht i Series A ‘JUVENTUS’, nëpërmjet të së cilës në Gjilan shkolla jonë e futbollit në vitin 2016 ka organizuar kampin e parë të futbollit per fëmij nga mosha 6 deri 17 vjeç. Klubi 'Shqiponjat' po ashtu në planin e saj afatshkurtër i parasheh edhe tri projekte të rëndësishme: themelimin e Juniorëve - U19, themelimin i grupit të vajzave dhe më pas edhe atë të futsallit. Kёto plane e synime bazohen nё pёrvojёn dhe aftёsitё profesionale, kulturore dhe edukative tё trajnerit dhe drejtuesit tё kësaj shkolle, Bujar Abdullahu , trajner i licencuar nga UEFA, perndryshe Bujari eshte i biri i ish-kryetarit të ndjerë të Federatës së Futbollit te Kosoves, Rexhep Abdullahu. Me përvojën e fituar nga qëndrimi 10 vjeçar në Londër, duke qenë atje edhe lojtarë aktiv si gjysmë-profesionist, por edhe lojtarë i dikurshëm i klubit Besëlidhja, trajneri dhe drejtuesi i shqiponjave Bujar Abdullahu është dëshmij se gërshetimi i mentalitetit tё futbollit perëndimor me dёshirёn e flaktë tё këtij rajoni pёr futboll të mbëltuar edhe me përvojën prej futbollisti, e bëjnë këtë shkollё njё potencial tё fuqishëm pёr gjetjen, ngritjen dhe lansimin e talenteve tё rinjë.