Klubi i notit ILIRIDA-Fushë Kosovë

Klubi i notit ILIRIDA-Fushë Kosovë Kontakti :
Mr .sc. Ardian Hamiti : 044 444 945

Vazhdojnë stërvitjet për garat e ardhshme!🏊‍♂️🇽🇰Këtë javë, stërvitjet i kemi zhvilluar në Banjën e Pejës, duke udhëtuar ...
17/09/2026

Vazhdojnë stërvitjet për garat e ardhshme!🏊‍♂️🇽🇰

Këtë javë, stërvitjet i kemi zhvilluar në Banjën e Pejës, duke udhëtuar rreth 160 km në të dy drejtimet, vetëm që sportistët tanë të kenë mundësinë të stërviten dhe të jenë sa më të përgatitur për garat që na presin.

Por kjo nuk duhet të jetë zgjidhje afatgjatë.
Ka ardhur koha që Komuna e Fushë Kosovës të lëvizë konkretisht në drejtim të ndërtimit të pishinës!

Klubi i Notit Ilirida ka në mesin e saj sportistë të shpallur Shpresa Olimpike, me synime për të përfaqësuar Kosovën në garat më të mëdha ndërkombëtare.

Këta sportistë kanë talent, punojnë çdo ditë dhe kanë ëndrra të mëdha. Ajo që u duhet është edhe infrastruktura dhe kushtet e duhura për stërvitje.
Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe të udhëtojmë kudo që është e nevojshme për sportistët tanë.

Por Fushë Kosova meriton një pishinë dhe një infrastrukturë sportive që u mundëson të rinjve të stërviten në qytetin e tyre.

Komuna e Fushë Kosovës

Urime ditëlindjen, Lea! ❤️U bëfsh 100 vjeç, me shëndet, lumturi dhe shumë suksese! 🎂🏊‍♀️🏆
11/09/2026

Urime ditëlindjen, Lea! ❤️

U bëfsh 100 vjeç, me shëndet, lumturi dhe shumë suksese! 🎂🏊‍♀️🏆

KAMPIONATI KOMBËTAR I NOTIT – ILIRIDA NË PODIUM! 🏊‍♂️🏊‍♀️🇦🇱🇽🇰Një tjetër garë e suksesshme për notarët tanë të Iliridës, ...
31/08/2026

KAMPIONATI KOMBËTAR I NOTIT – ILIRIDA NË PODIUM! 🏊‍♂️🏊‍♀️🇦🇱🇽🇰

Një tjetër garë e suksesshme për notarët tanë të Iliridës, me medalje, përmirësime dhe shumë paraqitje të mira. 💪👏

Jonidi dominon teknikën e bretkosës! Pas titullit kampion në Kampionatin e Kosovës, shpallet kampion edhe në Kampionatin Kombëtar në 50m dhe 100m bretkosë. 🔥

Tuana kampione në 200m delfin, ndërsa fiton vendin e dytë në 200m stil i lirë dhe 400m stil i lirë, si dhe vendin e tretë në 200m miks. 👏

Lea medalje bronzi në 50m delfin.🥉

Amira e dyta në 50m bretkosë dhe e treta në 50m delfin.🥈🥉

Arti tri herë medalist në 50m shpinë, 200m shpinë dhe 200m stil i lirë. Përmirësim në të gjitha disiplinat dhe një hap i sigurt drejt Festivalit Olimpik për të Rinj, që mbahet vitin e ardhshëm. 💪🇽🇰

Sara debuton në Kampionatin Kombëtar dhe rikthehet me medalje bronzi. Një debutim shumë i mirë👏👏

Stina, më e vogla e ekipit, vazhdon të ndërtohet si sportiste. Dy herë në podium, në 50m stil i lirë dhe 50m shpinë, me paraqitje shumë të mirë edhe në 50m bretkosë. ⭐️

Pas çdo gare vjen më shumë përvojë, më shumë besim dhe më shumë punë. Ilirida vazhdon të ndërtojë të ardhmen e notit me këmbëngulje, disiplinë dhe ëndrra të mëdha. 🏊‍♂️🏊‍♀️🏆

Urime notarëve tanë! Vazhdoni të punoni për ta përfaqësuar Kosoven ashtu si e meriton 🇽🇰💪

AFK - Agjencioni për Financim në Kosovë
ORS
Sharr Travel

Ekipa gati! 🏊‍♂️🏊‍♀️💪🔥Pas përgatitjeve dhe stërvitjeve, ekipi ynë është gati për Kampionatin Kombëtar për fëmijë të rinj...
28/08/2026

Ekipa gati! 🏊‍♂️🏊‍♀️💪🔥

Pas përgatitjeve dhe stërvitjeve, ekipi ynë është gati për Kampionatin Kombëtar për fëmijë të rinj dhe të rritur, që mbahet më 29–30 gusht në pishinën “Taq Dafa” në Durrës.

Tash është koha e garës, ku secili do të japë
maksimumin dhe të tregojë punën e bërë.
Suksese ekipit! 🏆

Shkëlqim në Pogradec! 🌊🏊‍♂️Një tjetër paraqitje fantastike për klubin tonë në Maratonën e Notit “Agron Ruvina” në Pograd...
16/08/2026

Shkëlqim në Pogradec! 🌊🏊‍♂️

Një tjetër paraqitje fantastike për klubin tonë në Maratonën e Notit “Agron Ruvina” në Pogradec! 🇦🇱

Tuana Gërguri dhe Arti Kida dëshmuan edhe një herë talentin, përkushtimin dhe karakterin e tyre në garë, duke përfaqësuar denjësisht klubin tonë mes notarëve nga Shqipëria, Greqia, Kosova,
Maqedonia e Veriut dhe Anglia.

Për ne, këto rezultate janë dëshmi e punës së vazhdueshme dhe e rrugëtimit që po ndërtojmë me sportistët tanë. 💪

Urime Tuana dhe Arti! Krenarë me ju! ❤️💙
Vazhdojmë edhe më fort! 🏊‍♀️🏊‍♂️

AFK - Agjencioni për Financim në Kosovë
ORS
Sharr Travel

Tri gjenerata të Iliridës në stërvitje. 🇽🇰🏊‍♂️Të rinj, të rritur dhe ata që po ndërtojnë të ardhmen e klubit  të gjithë ...
10/08/2026

Tri gjenerata të Iliridës në stërvitje. 🇽🇰🏊‍♂️

Të rinj, të rritur dhe ata që po ndërtojnë të ardhmen e klubit të gjithë me një synim të përbashkët: të përfaqësojmë Kosovën🇽🇰 denjësisht dhe me krenari.

Puna vazhdon. Rezultatet do të flasin. 🇽🇰💪

Rruga drejt suksesit ndërtohet çdo ditë në stërvitje🏊‍♂️🇽🇰
07/08/2026

Rruga drejt suksesit ndërtohet çdo ditë në stërvitje🏊‍♂️🇽🇰

Agron Ismailati Cup 2026 u mbyll me sukses për ekipin tonë! 🏊Pavarësisht se morëm pjesë në garë menjëherë pas një kampi ...
01/08/2026

Agron Ismailati Cup 2026 u mbyll me sukses për ekipin tonë! 🏊

Pavarësisht se morëm pjesë në garë menjëherë pas një kampi 10-ditor kondicional, notarët e ILIRIDËS treguan cilësi, karakter dhe një nivel të lartë gare.

🥇 Shumë medalje të arta
🏅 Medalje në shumë disiplina
🏆 Vendi i tretë në renditjen ekipore

Këto rezultate janë dëshmi e punës së palodhshme, disiplinës dhe përkushtimit të notarëve tanë.

Urime të gjithë ekipit për paraqitjen e shkëlqyer! Krenarë me secilin prej jush. Vazhdojmë të punojmë edhe më fort për sfidat e radhës! 💪🏆

AFK - Agjencioni për Financim në Kosovë
ORS
Sharr Travel

Stërvitja e fundit u përfundua. Ekipi është gati për sfidën e nesërme. Suksese notarëve tanë në 'Agron Ismailati Cup 202...
31/07/2026

Stërvitja e fundit u përfundua. Ekipi është gati për sfidën e nesërme. Suksese notarëve tanë në 'Agron Ismailati Cup 2026'!💪🏊

Çdo fëmijë duhet ta mësojë notin.🏊‍♂️Jepi fëmijës tënd mundësinë të fitojë një aftësi jetësore që mund të shpëtojë jetë....
30/07/2026

Çdo fëmijë duhet ta mësojë notin.🏊‍♂️

Jepi fëmijës tënd mundësinë të fitojë një aftësi jetësore që mund të shpëtojë jetë.

Noti nuk është vetëm sport është siguri, vetëbesim dhe një aftësi që e shoqëron gjatë gjithë jetës.

Address

Fushë Kosovë
12000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klubi i notit ILIRIDA-Fushë Kosovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Klubi i notit ILIRIDA-Fushë Kosovë:

Shortcuts

Share

Category