10/09/2026
ONLINE TAXI – PARTNERI QË BESON NË NE DHE NA NDIHMON TË JEMI GJITHMONË TOP-NOTCH
Online Taxi e ka ndërtuar suksesin e saj duke u kujdesur që çdo udhëtar të arrijë në destinacionin e tij shpejt, sigurt dhe me besim.
Në rrugëtimin tonë sportiv, Online Taxi ka zgjedhur të bëjë të njëjtën gjë, të jetë pranë nesh që nga fillimi dhe të na ndihmojë të ecim përpara, drejt sukseseve historike.
Me mbështetjen e vazhdueshme të "Online Taxi" dhe pronarit të saj, z. Ragip Mahmuti, KV Fushë Kosova ka pasur një partner që ka besuar në projektin tonë, në vizionin tonë dhe në potencialin që ky klub ka.
Një partner që nuk ka hezituar të jetë aty, gjatë gjithë rrugës që na solli deri këtu.
Online Taxi është një histori suksesi në biznes. Për ne, është një pjesë e rëndësishme e historisë sonë të suksesit në sport.
Sot, kur KV Fushë Kosova është pjesë e elitës së volejbollit kosovar, e dimë se pas çdo arritjeje nuk qëndrojnë vetëm puna në palestër, lojtarët, trajnerët dhe sakrifica e përditshme, pas saj qëndrojnë edhe njerëzit dhe partnerët që kanë pasur guximin të besojnë në një vizion dhe vullnetin për ta mbështetur atë.
Z. Ragip Mahmuti dhe Online Taxi janë padyshim pjesë e këtij rrugëtimi.
Faleminderit Online Taxi për besimin, mbështetjen dhe jemi të lumtur që këtë rrugëtim do ta vazhdojmë bashkë për suksese të reja dhe historike.
🚕🏐 Online Taxi – së bashku, vazhdojmë përpara!
Ragip Mahmuti
Online Taxi