KVF Libero

KVF Libero ● KVF Libero 🏐
● Building future athletes
● Discipline • Passion • Teamwork
📍 Fushë Kosovë
"Mihal Grameno" & "Selman Riza"

MIRË SE VJEN, TRAJNER BEKIM ALIU!KVF Libero ka kënaqësinë të prezantojë trajnerin Bekim Aliu, i cili i bashkohet klubit ...
07/09/2026

MIRË SE VJEN, TRAJNER BEKIM ALIU!

KVF Libero ka kënaqësinë të prezantojë trajnerin Bekim Aliu, i cili i bashkohet klubit tonë me një përvojë të pasur të ndërtuar në volejbollin gjerman.

Gjatë sezonit 2025/26, Aliu drejtoi ekipin e parë të femrave të Eintracht Frankfurtit në Regionalliga Südwest, duke e udhëhequr skuadrën në luftën për titull dhe ngjitje në ligën e dytë gjermane.

Ai vjen në KVF Libero në një moment kyç ku klubi merr pjesë për herë të parë me ekipin senior ne ligën e parë të Kosovës në volejboll. Përvoja dhe vizioni i tij do të jenë një forcë e rëndësishme si në ndërtimin e skuadrës seniore, ashtu edhe në strukturimin dhe zhvillimin profesional të kategorive të reja.

Angazhimi i tij do të jetë pjesë e projektit të përbashkët ndërmjet KVF Libero dhe klubit tjetër të qytetit që garon në superligën e Kosovës, KV Fushë Kosova, me synimin që bashkërisht ta ndërtojmë Fushë Kosovën si qytet të volejbollit.

Një kapitull i ri fillon. Ambiciet rriten. Mirë se vjen në familjen e KVF Libero, Beko! 🏐

Bashkë për Fushë Kosovën – qytetin e volejbollit!

Një tjetër paraqitje shumë e mirë për vajzat tona në Beach Volley! 👏Dyshja e KVF Libero, Yllka Ferizi dhe Tringa Krasniq...
01/08/2026

Një tjetër paraqitje shumë e mirë për vajzat tona në Beach Volley! 👏

Dyshja e KVF Libero, Yllka Ferizi dhe Tringa Krasniqi, e përfunduan Kampionatin e Kosovës në Beach Volley U22 në vendin e katërt, pas paraqitjeve të shkëlqyera gjatë gjithë garës.

Kampionati u organizua nga Federata e Volejbollit e Kosovës më 30 dhe 31 korrik në fushën e Beach Volley-t në Fushë Kosovë, duke mbledhur çiftet më të mira të kësaj grupmoshe nga e gjithë Kosova.

Urime Yllkës dhe Tringës për angazhimin, luftën sportive dhe përfaqësimin dinjitoz të klubit tonë!🏐

Numërimi mbrapsht ka filluar! Më 25, 26 dhe 27 korrik, Fushë Kosova do të mirëpresë një nga ngjarjet më atraktive sporti...
22/07/2026

Numërimi mbrapsht ka filluar! Më 25, 26 dhe 27 korrik, Fushë Kosova do të mirëpresë një nga ngjarjet më atraktive sportive të verës – Beach Volley Fushë Kosova 2026.

11/07/2026

Albuna dhe Elda gjatë garave në BeachVolley U20🏐

Dy çiftet nga klubi jonë, Albuna Krasniqi / Elda Deliu dhe Tringa Krasniqi / Emilli Gojnovci, morën pjesë në garat U20 t...
10/07/2026

Dy çiftet nga klubi jonë, Albuna Krasniqi / Elda Deliu dhe Tringa Krasniqi / Emilli Gojnovci, morën pjesë në garat U20 të Beach Volley, të organizuara nga Federata e Volejbollit e Kosovës.
Edhe pse të gjitha volejbollistet tona i përkasin kategorisë U16, ato zhvilluan paraqitje shumë të mira dhe arritën të regjistrojnë edhe fitore ndaj kundërshtareve të tyre.
Jemi krenarë me angazhimin dhe përkushtimin e tyre dhe u urojmë shumë suksese!

Sot, sportistet e klubit tonë, Alina Krasniqi dhe Sibora Hoxhaj, morën pjesë në garat U18 të Beach Volley, të organizuar...
06/07/2026

Sot, sportistet e klubit tonë, Alina Krasniqi dhe Sibora Hoxhaj, morën pjesë në garat U18 të Beach Volley, të organizuara nga Federata e Volejbollit e Kosovës.
Me paraqitje shumë të mira, ato arritën të regjistrojnë dy fitore gjatë ditës së sotme, duke mbetur në garë për kualifikimin e mëtejshëm.
Nesër në mëngjes i presin ndeshjet vendimtare, ku do të luftojnë për rezultatet më të mira.

Je vajze 6–15 vjec dhe e apasionuar pas volejbollit? 🏐Bashkohu me ne!Tash jemi edhe ne palestren e shkolles “Selman Riza...
22/05/2026

Je vajze 6–15 vjec dhe e apasionuar pas volejbollit? 🏐
Bashkohu me ne!
Tash jemi edhe ne palestren e shkolles “Selman Riza” ne Fushe Kosove.

Address

Mihal Grameno & Selman Riza
Fushë Kosovë
12000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KVF Libero posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category