KH. Kastrioti 1958 Ferizaj

KH. Kastrioti 1958 Ferizaj KH Kastrioti është klubi i parë hendbollistik i qytetit të Ferizajt.

🤍💙
09/09/2026

🤍💙

08/09/2026

Mirë se vjen, Blerim Beqiri!

Blerim Beqiri, Magjistër i Edukimit Fizik dhe Shëndetësor dhe trajner i licencuar i handbollit, është trajner i Akademisë së Handbollit KH Kastrioti.

Ai do të punojë me grupmoshat pionerë, kadetë dhe juniorë, duke kontribuar në zhvillimin e gjeneratave të reja.

📢 Thirrje për të gjithë fëmijët!
Akademia është FALAS dhe e hapur për të gjithë.

Bëhu pjesë e Akademisë së Handbollit KH Kastrioti!
E ardhmja fillon këtu!

🤾‍♂️💙🤍 E ardhmja e KH Kastriotit fillon me gjeneratat e reja, behu pjese e familjes sone! 🔥
26/08/2026

🤾‍♂️💙🤍 E ardhmja e KH Kastriotit fillon me gjeneratat e reja, behu pjese e familjes sone! 🔥

🤾‍♂️ E ARDHMJA E HENDBOLLIT FILLON KËTU! 💙🤍

Fëmija juaj meriton një ambient ku mund të zhvillohet, të fitojë vetëbesim, të krijojë shoqëri të reja dhe të mësojë vlerat e sportit.

Akademia e Hendbollit KH Kastrioti hap dyert për gjeneratat e reja! 🔵⚪

🏆 Stërvitje profesionale
💪 Zhvillim fizik, teknik dhe mendor
🤝 Disiplinë, respekt dhe punë në ekip
❤️ Shoqëri, argëtim dhe përkushtim
🌟 Një hap i parë drejt ëndrrave të mëdha

📅 Nisja: 07.09.2026
📆 E hënë | E mërkurë | E premte
🕒 14:30 – 15:30

📍 Mund ta sillni fëmijën direkt në stërvitje ose na kontaktoni në:
📞 +383 49 500 450

Mos prit që talenti të zbulohet vetë. Jepi fëmijës mundësinë ta zbulojë talentin e tij! 🤾‍♀️🤾‍♂️

💙🤍 Bëhu pjesë e familjes KH Kastrioti!
Një klub. Një familje. Një ëndërr.

🔵⚪ GENT BAJRAMI PËRFORCIMI I RI PËR POZITËN PIVOT! 🔵⚪Me kënaqësi ju njoftojmë se Gent Bajrami është lojtari ynë i ri në ...
14/08/2026

🔵⚪ GENT BAJRAMI PËRFORCIMI I RI PËR POZITËN PIVOT! 🔵⚪

Me kënaqësi ju njoftojmë se Gent Bajrami është lojtari ynë i ri në pozitën pivot.

Genti, i cili së fundmi ishte pjesë e KH Prishtinës, është gjithashtu reprezentues i Kombëtares A të Kosovës, ndërsa më herët ka qenë pjesë e të gjitha grupmoshave të përfaqësueses.

Me 1.97 m gjatësi, eksperiencë dhe potencial, besojmë se Genti do të jetë një vlerë e madhe dhe përforcim i rëndësishëm për ekipin tonë. 💪🔥

Mirë se vjen, Gent! Suksese me fanellën tonë! 💙🤍

🚨 KASTRIOTI PËRFORCOHET ME GJIGANTIN P***K! 🇵🇱🔥KH Kastrioti ka kompletuar transferimin e Patryk Gregułowski! 💙🤍🇵🇱 Patryk...
13/08/2026

🚨 KASTRIOTI PËRFORCOHET ME GJIGANTIN P***K! 🇵🇱🔥

KH Kastrioti ka kompletuar transferimin e Patryk Gregułowski! 💙🤍

🇵🇱 Patryk Gregułowski
📏 2.02 metra
🎯 Left Back

Një përforcim me përvojë dhe shumë prezencë fizike për skuadrën tonë. Me gjatësi prej 2.02 metrash dhe me potencial për të sjellë fuqi në vijën e 9 metrave, Gregułowski pritet të jetë një tjetër armë e rëndësishme për Kastriotin. 💪🔥

Mirë se vjen në familjen e Kastriotit, Patryk! 💙🤍

Na presin shumë beteja, shumë emocione dhe shumë gola së bashku! 🤾‍♂️🔥

🔵⚪ MUHAMMET MIRHAN KASARCI – MURI I RI I KASTRIOTIT! 🔵⚪🔥 KASTRIOTI VAZHDON TË FORCOHET! 🔥Me shumë kënaqësi ju prezantojm...
09/08/2026

🔵⚪ MUHAMMET MIRHAN KASARCI – MURI I RI I KASTRIOTIT! 🔵⚪

🔥 KASTRIOTI VAZHDON TË FORCOHET! 🔥

Me shumë kënaqësi ju prezantojmë përforcimin e ri të skuadrës sonë, Muhammet Mirhan Kasarcı, portierin turk që tash e tutje do ta mbrojë portën e KH Kastriotit! 🧤💙

I gjatë 196 cm, Mirhan vjen nga Beykoz BLD SK, ku sezonin e fundit ishte pjesë e elitës së hendbollit turk.

💥 Pas një sezoni në elitën turke dhe eksperiencës në arenën evropiane, Mirhan tash vjen për ta mbrojtur portën e Kastriotit! 🧤🔥

🏆 Në vitin 2025, me Haliç University, Mirhan u shpall kampion i Turqisë në hendbollin universitar, duke e përfunduar garën pa asnjë humbje! 🔥🏆

Gjithashtu, portieri turk ka qenë pjesë e përfaqësueseve të reja të Turqisë, duke krijuar eksperiencë ndërkombëtare që në moshë të re.

Tash është koha për një kapitull të ri.
Tash është koha për KASTRIOTIN! 💙🤍

🧤 Një portë. Një fanellë. Një familje.

Mirë se erdhe, Mirhan!
BARDHË E KALTËR, PËRHERË! 💙🤍

🔵⚪

🔵⚪ VUK LAKIĆEVIĆ – PËRFORCIMI I RI I KH KASTRIOTIT!KH Kastrioti përforcohet me Vuk Lakićević, 24-vjeçarin malazez që lua...
09/08/2026

🔵⚪ VUK LAKIĆEVIĆ – PËRFORCIMI I RI I KH KASTRIOTIT!

KH Kastrioti përforcohet me Vuk Lakićević, 24-vjeçarin malazez që luan në pozitën Right Back. 💪🔥

Vuk, me 200 cm gjatësi, vjen te Kastrioti pas eksperiencës së fundit në Mleeha Club në Dubai, ndërsa më herët ka mbrojtur ngjyrat e PLER Budapest, RK Lovćen dhe TSV St. Gallen. 🤾‍♂️

Gjithashtu, ka qenë pjesë e kombëtareve të reja të Malit të Zi. 🇲🇪

Mirë se vjen në familjen bardhë e kaltër, Vuk! 💙🤍

🔵⚪

🚨 ZYRTARE: ERAY KARAKOÇ BASHKOHET ME KH KASTRIOTI FERIZAJ! 🇹🇷🤾‍♂️KH Kastrioti Ferizaj ka kompletuar transferimin e hendb...
08/08/2026

🚨 ZYRTARE: ERAY KARAKOÇ BASHKOHET ME KH KASTRIOTI FERIZAJ! 🇹🇷🤾‍♂️

KH Kastrioti Ferizaj ka kompletuar transferimin e hendbollistit turk Eray Karakoç, lojtar i Kombëtares së Turqisë. 🇹🇷🔥

Karakoç, i cili luan në pozitën e qendrës, pritet t’i sjellë ekipit freski, kreativitet dhe organizim në lojë, duke qenë një përforcim i rëndësishëm për sezonin e ri.

💙🤍 Mirë se erdhe në familjen e Kastriotit, Eray!
🤾‍♂️ Suksese dhe shumë fitore me fanellën tonë! 🔥

🏆 KH KASTRIOTI KAMPION I KOSOVËS U20! 🏆Juniorët e KH Kastriotit janë shpallur kampionë të Kosovës pas një finaleje drama...
22/06/2026

🏆 KH KASTRIOTI KAMPION I KOSOVËS U20! 🏆

Juniorët e KH Kastriotit janë shpallur kampionë të Kosovës pas një finaleje dramatike ndaj Besa Famgas, të fituar me rezultat 39:38.

Urime lojtarëve, stafit dhe gjithë familjes së klubit për këtë sukses të jashtëzakonshëm. Një titull i merituar, i fituar me punë, përkushtim dhe zemër në fushë.

🤍💙

🏆 FINALE E MADHE – LIGA E JUNIORËVE U20 🏆Pas një paraqitjeje të shkëlqyer në gjysmëfinale, KH Kastrioti U20 ka siguruar ...
21/06/2026

🏆 FINALE E MADHE – LIGA E JUNIORËVE U20 🏆

Pas një paraqitjeje të shkëlqyer në gjysmëfinale, KH Kastrioti U20 ka siguruar finalen e madhe të kampionatit!

🤾‍♂️ KH Kastrioti U20 🆚 KH Besa Famgas U20
📅 E hënë
🕗 Ora 20:00
📍 Vushtrri

Një ndeshje. Një qëllim. Një ekip. 🤍💙

Ftojmë të gjithë tifozët dhe përkrahësit tanë të jenë pranë nesh në këtë sfidë për titullin kampion. Së bashku deri në fund! 🤍💙

FORCA KASTRIOTI! 🤍💙

🤍💙🏆🤾‍♂️

Address

Ferizaj
70000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KH. Kastrioti 1958 Ferizaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to KH. Kastrioti 1958 Ferizaj:

Shortcuts

Share

Category