11/09/2026
Të dielën që lamë pas, SHBA Lybeteni pati kënaqësinë të ishte nikoqir i miqve tanë në Kaçanik, me rastin e shënimit të 7 Shtatorit – Ditës së Kushtetutës së Kosovës.
Këtë ditë të veçantë e festuam së bashku me shoqatat simotra nga të gjitha trevat shqiptare dhe më gjerë, në një atmosferë të ngrohtë, miqësore dhe vëllazërore.
Me këtë rast, shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë të sinqertë për organizatorët, për një organizim të shkëlqyer, dinjitoz dhe të paharrueshëm.
Momentet më të bukura të këtij takimi po i ndajmë me ju përmes fotografive të realizuara nga pjesëmarrësit, të cilat dëshmojnë edhe një herë se miqësia, bashkëpunimi dhe dashuria për natyrën na bashkojnë përtej çdo kufiri.
Ju urojmë të gjithëve një javë të mbushur me energji, shëndet, buzëqeshje dhe dashuri!
Deri në eventin e radhës…
Mirë u pafshim!