07/07/2025
🔚 Përfundoi sezoni 2024/2025!
Me zemër plot krenari dua të ndaj disa fjalë për vajzat e ekipit tonë që gjatë gjithë këtij sezoni treguan përkushtim, shpirt gare dhe mbi të gjitha, dinjitet. Çdo stërvitje, çdo ndeshje, çdo përpjekje u bë me dashuri dhe respekt për sportin dhe njëra-tjetrën.
Trajnerja Festina Koxha ndihet jashtëzakonisht e kënaqur me punën dhe përparimin e secilës prej tyre. 💪🫶🏼
Ky sezon na dha përvoja të reja, sfida që i kaluam bashkë, dhe momente që nuk do t’i harrojmë lehtë. Nuk ishte gjithmonë e lehtë, por ishte gjithmonë me zemër dhe kjo është ajo që vlen më shumë!
🙏🏻 Faleminderit nga zemra lojtareve tona qe per shkak te moshës nuk mund të jenë më pjesë e gjeneratës U17.
Viola Nuha, Elsa Terstena, Rona Topalli dhe Aurela Muhadini faleminderit që gjatë gjithë kohes u treguat te sjellshme, té matura dhe gjithmonë të dashura me të gjithë. Faleminderit për djersën e lëne ne fushë, per perkushtimin tuaj dhe për çdo moment te bukur që kaluam bashkë.
Do të na mungoni shume, por gjithmonë do të mbeteni pjesë e familjes sonë! 🫶🏼
✨ Me plot besim shikojmë përpara drejt sezonës 2025/2026, sepse ky ekip ka potencial, karakter dhe zemër për të arritur suksese edhe më të mëdha.
📢 Prandaj, dua të bëj një thirrje për të gjitha vajzat që e duan sportin dhe lojën e bukur- Futbollin, bashkohuni me ne! Regjistrimet për sezonin e ri janë të hapura çdo ditë, dhe më e rëndësishmja: gjithçka është pa pagesë. Vetëm sillni energjinë dhe dëshirën për të mësuar e për të qenë pjesë e diçkaje të bukur.
⚽️ Bashkohuni me një ekip që më shumë se një skuadër, është një familje!
📍Na kontaktoni ose ejani direkt në stërvitje, dyert tona janë gjithmonë të hapura!
KFF FERIZAJ U17🤍💙