01/09/2026
💙 FJONA SHALA VAZHDON ME KLUBIN TONË! 💙
Me shumë krenari ju njoftojmë se Fjona Shala do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit tonë edhe për sezonin e ri!
Fjona luan ne poziten e (Pranueses),po ashtu është një nga vajzat që u rrit dhe u formua pikërisht në klubin tonë, duke kaluar nëpër shumë sfida, punë dhe përkushtim gjatë rrugëtimit të saj sportiv.
Me një përvojë të pasur në garat ndërkombëtare dhe me kontribut në nivel kombëtar, Fjona sjell në ekip jo vetëm cilësi dhe eksperiencë, por edhe një shembull të fortë të përkushtimit dhe profesionalizmit.
Përveç kontributit të saj në fushë, Fjona ka një rol të veçantë edhe jashtë saj. Ajo vazhdon të na ndihmojë në punën me vajzat e grupmoshave të reja, duke ndarë përvojën dhe njohuritë e saj me gjeneratat që po rriten në klub. 💙
Këtë sezon, Fjona do të mbajë edhe shiritin e kapitenes, një përgjegjësi që i është besuar për karakterin, përkushtimin dhe shembullin që përcjell te bashkëlojtaret e saj.
Faleminderit, Fjona, për çdo stërvitje, çdo ndeshje, çdo sakrificë dhe për gjithçka që i ke dhënë klubit ndër vite. Jemi krenarë që një vajzë e rritur në familjen tonë sportive sot përfaqëson edhe Kosovën. 🇽🇰💙
Vazhdojmë bashkë, Kapitene!💙🏐