28/06/2026
12 vite pa Triumf Shabanin
Sot bëhen 12 vite nga ndarja nga jeta e ish-lojtarit të Feronikelit, Triumf Shabani.
Edhe pse vitet kalojnë, kujtimi për të mbetet i gjallë në zemrat e familjes, miqve, bashkëlojtarëve dhe të gjithë atyre që e deshën Feronikelin. Triumfi ishte pjesë e historisë së klubit tonë dhe kontributi i tij nuk do të harrohet kurrë.
Ne, si Tigrat e Zi, e kujtojmë me respekt dhe mirënjohje, duke nderuar gjithçka që ai dha për fanellën e Feronikelit. Emri i tij do të mbetet gjithmonë pjesë e kujtesës dhe historisë së klubit tonë.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty, Triumf Shabani!
Pusho në paqe! 🤍💚
Tigrat e Zi - Drenas 🇦🇱