09/06/2026
FC Liqeni i shpreh urimet më të sinqerta FC Drenica Futsal për fitimin e titullit të kampionit të Kosovës.
Pavarësisht rivalitetit sportiv në parket, suksesi duhet respektuar dhe vlerësuar. Titulli i këtij sezoni është plotësisht i merituar dhe një dëshmi e punës, përkushtimit dhe cilësisë së treguar gjatë gjithë kampionatit.
Njëkohësisht, ky është një moment historik për klubin tuaj, pasi arritët të fitoni titullin e parë kampion, duke shkruar një faqe të re në historinë e FC Drenicës.
Ju urojmë suksese dhe paraqitje sa me te mire në UEFA Futsal Champions League dhe shpresojmë që me paraqitjet tuaja të promovoni sa më denjësisht klubin, qytetin dhe futsallin kosovar në arenën evropiane.
Urime Drenice!