10/09/2026
🇽🇰 THIRRJE PËR MARSHIN PËR LIRI 🇦🇱
Në emër të Turnirit Tradicional “Mehdi e Sylejman Bytyqi”, i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që më 12 Shtator, në ora 14:00, të bashkohemi në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në Marshin për Liri.
Për ata që nuk u dorëzuan kurrë.
Për ata që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë që ne e gëzojmë sot.
Për drejtësinë që ua kemi borxh brezave të ardhshëm🇽🇰
Le të jemi bashkë, me zemër, me dinjitet dhe me flamurin kuqezi në duar🇦🇱🇽🇰
Sepse liria nuk është vetëm një fjalë – është amanet, është sakrificë dhe është përgjegjësi e secilit prej nesh.
❤️🖤 12 SHTATOR | 14:00 | SHESHI “SKËNDERBEU”, PRISHTINË
Për Liri. Për Drejtësi. Për Kosovën🇽🇰