ROW Digital & Sport

ROW Digital & Sport Pranverë 2026 -
ROUND THE WORLD - ROW

🇦🇱🇽🇰
24/06/2026

🇦🇱🇽🇰

26 – 27 – 28 Qershor
Aventurë kampingu e paharrueshme në Bjeshkët e Nemuna
Gjeravica, Liqeni I Zemres, Bjeshka e Madhe, Maja e Madhe.

Organizohemi kete fundjave qe sebashku me MAYA ALPINE CLUB dhe Sh.B Mariashi te organizojnë nje super aventurën tri ditore, një bashkim i shoqatave për të krijuar kujtime të paharrueshme në zemër të Bjeshkëve të Nemuna.

DITA 1 – 26 Qershor. E premte

16:30– Nisja nga Tirana
Vendtakimi: ETC, Zogu Zi, Bolv Oil (Dogana)

Akomodimi tek Qendra Rinore Decan
Darka tradicionale
Pas darkës:
21:30 – Mbrëmje muzikore LIVE
Durim & Drenica Live
Atmosferë festive
Muzikë live dhe argëtim deri në orët e vona

DITA 2 – 27 Qershor. E shtune

Aventurë në Bjeshkët e Nemuna
07:30 – Mëngjesi
08:30 – Nisja për në Bjeshkën e Madhe (xhipa 4×4)

Destinacionet:
Majës së Gjeravicës, hiking mesatar (një grup)
Liqenit të Zemrës, ecje (një grup)
Grupet ndahen sipas përgaditjes fizike

Pushime për fotografi dhe shijim të natyrës
Përjetim unik në zemër të Bjeshkëve të Nemuna

Pas kthimit organizoher kampingu:
Akomodimi në tenda ne Bjeshken e Madhe
Kohë për relaksim
20:00 – Darka
Lojëra dhe argëtim rreth zjarrit
Muzikë
Socializim
Natë kampingu nën qiellin e hapur

DITA 3 – 28 Qershor. E diele

08:00 – Mëngjesi
Per ngjitjen merret i jepet secilit me vete "lunch box"
09:00 – Nisja drejt Majës së Madhe, hiking mesatar.
Eksplorim i panoramave alpine
Ndalesa për fotografi dhe pushime të shkurtra
16:00 Kthimi për ne Tirane
20:00-21:00 mberritja ne Tirane (ne varesi te trafikut)

Nisja diten e premte me date 26 qershor ne oren 16:30 nga ETC apo stacione te tjera Zogu Zi, Bolv Oil te Dogana.

Per prenorime inbox/wtsup ne 0674057125

Pagesa 8500 leke dhe perfshihet:

Transporti vajtje-ardhje( furgoni, xhipat 4x4)
Ushqimi , mengjesi/dreka/darka (per cdo dite)
Guidat organizative
Tendat e kampingut dyshe-treshe
Kampingu dhe aktivitetet
Mbrëmja muzikore LIVE

Duhet te keni me vete sleeping bag apo batanije te holla per te shtruar poshte apo mbuluar, shtroje plastike, si dhe nese keni merrni dyshek ajri.

Për të interesuarit nga Kosova të drejtohen tek: Maya Alpine Clu, Sh.B. Mariashi në numrat +383 49 178 595/ +383 49 870 133

22/06/2026

Qafa e Dobërdolit - Albania

21/06/2026

Sot, nga Bjeshka e Belegut drejt Liqenit të Tropojës, përmes Qafës së Bogiqës e deri te Tre-Kufiri. ⛰️🫡

Një udhëtim mes bukurive mahnitëse të bjeshkëve tona, me pamje që të lënë pa fjalë dhe kujtime që mbeten gjatë. 🌿🏔️

SHB Mariashi 🇦🇱🇽🇰

19/06/2026

Maja e Mariash*t - Deçan

18/06/2026

Hike & Swim – Liqeni i Tropojës

Të dashur bjeshkatarë,

Me kërkesë të anëtarëve për këtë shteg, ju ftojmë të dielën, më 21.06.2026, në një ecje deri te Liqeni i Tropojës.

Ky destinacion ndodhet në Bjeshkët e Nemuna, në pikën kufitare Kosovë–Shqipëri–Mal i Zi (Trekufiri), duke ofruar një shteg të mrekullueshëm me pamje panoramike 360°, që e bën këtë përvojë vërtet të paharrueshme.

Itinerari

Ecja fillon nga Qafa e Belegut në drejtim të Trekufirit dhe vazhdon deri te Liqeni i Tropojës.

Pajisjet e nevojshme

Të gjithë pjesëmarrësit duhet të jenë të pajisur me:

Veshje të përshtatshme për kushtet verore

Këpucë për hiking

Syze dielli

Krem mbrojtës nga dielli

Ujë të mjaftueshëm

Ushqim për një ditë

Të dhënat e shtegut

Distanca: 15 km

Niveli i vështirësisë: Mesatar

Moti

Parashikohet mot me diell.

Nisja

Prishtinë: Ora 06:30, te Bagolina Traditional

Deçan: Takimi te Qendra Rinore për një ndalesë kafeje dhe përgatitjet e nevojshme

Më pas, me mjete off-road, do të vazhdojmë përmes Grykës së Deçanit drejt Bjeshkës së Belegut, ku fillon ecja.

Rezervimet dhe pagesa

Të gjithë të interesuarit duhet të lajmërohen deri të shtunën.

📞 Informata dhe rezervime: 049 188 888

💶 Pagesa: 15 € (organizimi dhe transporti)

Shënim: Organizatori rezervon të drejtën të ndryshojë planin sipas kushteve dhe rrethanave në terren.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe mirëpresim pjesëmarrjen tuaj!

15/06/2026

Ju njoftojmë se më 15 dhe 16 qershor, duke filluar nga ora 18:00, në Qendrën Rinore në Deçan do të mbahet Festivali Gjithëkombëtar i Folklorit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, kushtuar rapsodëve Dervish Shaqa dhe Demush Neziri.

Jeni të mirëpritur të bëheni pjesë e kësaj ngjarjeje kulturore dhe të shijoni programin folklorik me këngë, valle dhe tradita shqiptare.

14/06/2026

Mariashi 2533

09/05/2026

Kunë Vain - Lezhë - Albania

Lëpushë - Albania
08/05/2026

Lëpushë - Albania

Address

Deçan
51000

Telephone

+38343766670

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ROW Digital & Sport posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to ROW Digital & Sport:

Share

Category