10/04/2023
Klubi i Karatesë "Dukagjini" kthehet me 6 medalje nga Turneu memorial "Mustafë Blakaj" 6X🏅 🦅🦅🦅🦅🦅🦅
Sot në Istog, u zhvillua Turneu i 4-të Ndërkombëtar në Karate për nder të Heroit të Kombit "Mësuesi Mustafë Blakaj". Në këtë aktivitetet morën pjesë mbi 370 sportistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Të pranishëm në këtë turne ishin shumë personalitete nga jeta shoqërore dhe politike, deputetë, përfaqësues nga komuna, veteranë të luftës së UÇK, si dhe pjesëtarët e familjes të heroit Mustafë Blakaj.
Me një fjalë rasti, të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Unionit të Karatesë Shqiptare në RMV, Alim Hajredini.
Vashat dhe djemtë e K.K "Dukagjini" në krye me Mjeshtërin DAN Nestret Maloku rrëmbyen 6 medalje 😍
Kryetari i klubit Muhamet Avdijaj u shpreh tejet i lumtur me suksesin që treguan në këtë turne.
Faleminderit që na bëni krenarë! 🙏🏼
Oss 🥋