Video Tetova1

Directions Website Contact the business

Video Tetova1 Portal për Tetovën dhe vendbanimet shqiptare në Maqedoni.

Uniforma nuk ka fytyrë. Babai ka. 💔👮‍♂️Më rrëfyen një histori të vërtetë këto ditë protestash në Tiranë, nga ato që të n...
21/10/2026

Uniforma nuk ka fytyrë. Babai ka. 💔👮‍♂️

Më rrëfyen një histori të vërtetë këto ditë protestash në Tiranë, nga ato që të nguliten në mendje dhe të japin një dritë shprese.
Një efektiv policie ka dhënë dorëheqjen.

Gjithçka nisi dy ditë më parë. Teksa bëhej gati për të dalë në shërbim, bashkëshortja e ndali në prag të derës. E pa në sy dhe i tha "Mos i gjuaj fëmijët në shesh... se Zoti na sheh dhe na dënon."

U kthye në shtëpi pas shumë orësh përballjeje në bulevard, i heshtur, me peshën e rëndë të asaj që kishte përjetuar. Tha vetëm dy fjalë: "Nuk gjuajta."

Ky polic është baba i tre fëmijëve, dy prej të cilëve janë adoleshentë. Ditën tjetër, dy djemtë iu afruan dhe i dhanë goditjen më të fortë që mund të marrë një prind: "Baba, edhe ne do të dalim në protestë sot. Do të vishemi me të zeza, do të vëmë kapuçë mbi kokë... dhe do të na gjuajnë, njësoj siç u gjuajnë shokëve të tjerë. Në mes të asaj rrëmuje, ti nuk ke për të na njohur."

Në atë moment, bota e tij u përmbys, tha gruaja e vet në rrëfim. I zënë ngushtë, i hidhëruar nga e vërteta e fëmijëve të tij, i zemëruar dhe me sytë që i digjnin, hoqi kapelën e policisë. E la mbi tavolinë dhe firmosi dorëheqjen.

Përtej gazit lotsjellës, urdhrave dhe tensionit në rrugë, po ndodh një thyerje e madhe shpirtërore, te ne prindërit që dëshmojmë këto ditë të vështira për demokracinë, dhe bashkë me të, shqetësimin piskamë të fëmijëve tanë për ngjarjet dhe nëpërkëmbjen e dinjitetit të çdo qytetari, me hir dhe pahir. Rinia është zemra e zemrës sonë. Shpirti i shqiptarisë. Fryma e ditëve tona të ardhshme. Mos t'ia helmojmë gjakun. Ka njerëz të mirë dhe të përgjegjshëm, besoj, edhe matanë barrikadave.

Ky ish efektiv policie zgjodhi të jetë njeri përpara se të jetë numër. Nuk besoj të jetë i vetmi.
Uniforma nuk ka fytyrë, babai ka.

Arlinda Çausholli

20/10/2026
20/10/2026

Kjo është reprezalje. Dhunë. Dhe prekje e dinjitet të njeriut.
Hyjnë nëpër kafe dhe shoqërojë të rinj se u gjejnë kapele apo kokore biçiklete. Ky është terrori i Edi Ramës.
🎥 ✍️Osman Stafa

20/10/2026

Tiranë 🇦🇱
Përplasja me policinë, qytetari mbet pa ndjenja në sheshin Skënderbej, forcat FNSH i kalojnë sipër

20/10/2026

Policia e pushtetit të kriminalizuar të Edi Ramës
Po çfar keni me vajzat?

19/10/2026

Dhunë shtazarake e policis ndaj studentëve protestues!

19/10/2026

Dhuna e policis së Ramës nuk është më instrument, por qëllim në vetvete.
I riu dhunohet nga policia, e cila, pasi e ka kryer aktin e dhunës, largohet sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

18/10/2026

Skena lufte në Tiranë, protestuesi godet me shkop policin - Njëri tenton të ngjitet në autobotin me uji

18/10/2026

🛑 Vijon përplasja në protestë, një i ri zvarritet pasi goditet nga Policia⬇️

17/10/2026

Dajaku i Policise ndaj nje çifti në Tiranë 😒

Address

Tetova 1
Tetovo
1200

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Video Tetova1 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Video Tetova1:

Shortcuts

Share

Category