Ansambli Shqiponja

Ansambli Shqiponja Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Ansambli Shqiponja, Dance School, Skopje.

Ansambli SHQIPONJA,është një nga ansamblet më të shquara të Kombit Shqiptar,krenari për Sarajin, Shkupin dhe Shqiptarinë.Këtë e dëshmojnë vlersimet çmimet dhe trofetë e shumta nga juritë më profesionale të kombit Shqiptar dhe ato të Ballkanit dhe Europës.

🎭 Edicioni i 10-të i Festivalit Ndërkombëtar “SHKUPI FOLK FEST 2026” po vjen!⏳Një dekadë traditë, kulturë dhe vlera arti...
17/06/2026

🎭 Edicioni i 10-të i Festivalit Ndërkombëtar “SHKUPI FOLK FEST 2026” po vjen!⏳

Një dekadë traditë, kulturë dhe vlera artistike që bashkojnë popuj, kultura dhe miqësi nga mbarë bota.

Nën organizimin dhe ombrellën e Ansamblit “SHQIPONJA” Saraj, edicioni jubilar i këtij festivali do të mirëpresë grupe folklorike nga shtete të ndryshme, të cilat do të sjellin në Saraj ngjyrat e kulturave të tyre, tingujt e traditave dhe krenarinë e flamujve që përfaqësojnë.

🌍 Kultura që bashkon kombet
🎶 Folklori që flet në çdo gjuhë
🦅 Nën organizimin e Ansamblit “SHQIPONJA”

“SHKUPI FOLK FEST 2026” – Saraj
Së shpejti…

Kulture Tradite FestivalNderkombetar

12/06/2026

11.06.2026
📌Ansambli “SHQIPONJA” Saraj me shumë krenari mysafir special në edicionin e 37-të të Festivalit Kombëtar të SH.A.K.A. Kaçanikut.🦅

- Rikthimi në këtë skenë të çmuar ka një domethënie të veçantë për ne, pasi pikërisht në edicionin e kaluar u nderuam me Çmimin e Parë🏆, një vlerësim që dëshmoi përkushtimin, dashurinë dhe punën e palodhur të çdo anëtari të ansamblit tonë.

- Me mirënjohje të thellë falënderojmë organizatorët dhe publikun e mrekullueshëm për ftesën, mikpritjen, nderin dhe respektin e treguar ndaj Ansamblit “SHQIPONJA” Saraj.🇦🇱🇽🇰

- Le të vazhdojmë së bashku të mbajmë gjallë trashëgiminë tonë kulturore, duke e përcjellë brez pas brezi me krenari e dinjitet.

Ansambli “SHQIPONJA” Saraj
Ruajmë traditën, promovojmë kulturën.🫡❤️

Me nder të veçantë, respekt të thellë dhe kënaqësi të jashtëzakonshme, patëm privilegjin të zhvillojmë një takim me Krye...
04/06/2026

Me nder të veçantë, respekt të thellë dhe kënaqësi të jashtëzakonshme, patëm privilegjin të zhvillojmë një takim me Kryetarin e Komunës së Çashkës, z. Suat Shaqiri, në një nga komunat me rëndësi të veçantë territoriale dhe historike në zemër të Maqedonisë së Veriut.

Shprehim mirënjohjen tonë më të sinqertë për mikpritjen e ngrohtë, vlerësimin dhe respektin që na u tregua gjatë këtij takimi.

Me këtë rast, e uruam përzemërsisht z. Shaqiri për përgjegjësinë e lartë që mban si Kryetar i Komunës, duke i dëshiruar suksese të vazhdueshme, vendime të mençura dhe realizimin e projekteve që do t’i shërbejnë qytetarëve dhe zhvillimit të komunës.

Në frymën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, diskutuam për iniciativa, projekte dhe vizione të përbashkëta në fushën e kulturës dhe artit, duke besuar fuqishëm se kultura është themeli që ruan identitetin tonë kombëtar, forcon lidhjet ndërmjet brezave dhe promovon vlerat më të çmuara të trashëgimisë sonë.

Ansambli “SHQIPONJA” Saraj mbetet i palëkundur në misionin e tij për ruajtjen, kultivimin dhe promovimin e kulturës shqiptare, duke vazhduar të jetë një ambasador dinjitoz i traditës, artit dhe vlerave tona kombëtare kudo që paraqitet.

🤝 Faleminderit Kryetarit z. Suat Shaqiri për respektin, mbështetjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim.

🦅 Ansambli “SHQIPONJA” Saraj
Me krenari për traditën, me përkushtim për kulturën dhe me vizion për të ardhmen. 🇦🇱

**Me nder, respekt dhe kënaqësi të veçantë, patëm mundësinë të jemi të pritur nga Kryetari i Komunës së Studeniçanit, z....
03/06/2026

**Me nder, respekt dhe kënaqësi të veçantë, patëm mundësinë të jemi të pritur nga Kryetari i Komunës së Studeniçanit, z. Ejup Abazi të cilin e falënderojmë sinqerisht për mikpritjen, vlerësimin dhe respektin e treguar.

Me këtë rast, fillimisht e uruam përzemërsisht për detyrën e re si Kryetar i Komunës, duke i dëshiruar suksese, mbarësi dhe realizime të shumta në rrugëtimin e tij institucional.

Në një atmosferë mirëkuptimi dhe bashkëpunimi, zhvilluam biseda rreth aktiviteteve, projekteve dhe vizioneve kulturore që na presin në të ardhmen, me bindjen se arti dhe kultura mbeten ura që bashkojnë, ruajnë traditën dhe forcojnë identitetin tonë kombëtar.

Ansambli “SHQIPONJA” Saraj do të vazhdojë me përkushtim misionin e tij në promovimin e kulturës, trashëgimisë dhe vlerave tona artistike.

🫡Me shumë nder dhe respekt,
Kryesia e Ansamblit “Shqiponja” 🇦🇱🦅

🇦🇱“SHQIPONJAT”Lindur për skenë, krijuar për lartësi dhe triumfe…🦅…….. ❤️❤️    🇦🇱🌍
31/05/2026

🇦🇱“SHQIPONJAT”
Lindur për skenë, krijuar për lartësi dhe triumfe…🦅

…..
❤️❤️ 🇦🇱🌍

25/05/2026

🫡 Grupi i parë i Ansamblit “SHQIPONJA” Saraj🦅
Traditë, talent dhe shpirt artistik në një emër 🇦🇱

05/05/2026

🫡 Forever proud of you, my EAGLES 🦅❤️🥇

05/05/2026

03.05.2026
Ardhmëria e Ansamblit “SHQIPONJA” është në duar të sigurta… 🦅🇦🇱
Me përkushtim, talent dhe dashuri të pashtershme për traditën, grupi i dytë realizoi me shumë sukses pjesëmarrjen në festivalin folklorik ndërkombëtar Saraj Fest 2026, duke dëshmuar se trashëgimia jonë kulturore vazhdon të jetojë fuqishëm në brezat e rinj.

Një tjetër hap i sigurt drejt ruajtjes, lartësimit dhe përjetësimit të vlerave tona kombëtare.

Tradita jonë nuk ndalet, ajo ngrihet gjithnjë e më lart, mbi krahët e shqiponjës sonë! 🦅🫡

Address

Skopje

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ansambli Shqiponja posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category