Klubi i Sporteve të Ujit OTRILA

Klubi i Sporteve të Ujit OTRILA OTRILA is a dynamic community of swimmers, coaches, and water sport enthusiasts dedicated to promoting discipline, teamwork, and excellence. K.S.U. Compete.

With passion and commitment, we inspire and develop champions — in the water and in life. OTRILA (Klubi i Sporteve të Ujit OTRILA) është një klub sportiv nga Prishtina i përkushtuar zhvillimit dhe promovimit të sporteve ujore, me fokus kryesor në not, water polo dhe disiplinat e sporteve të ujit. Qëllimi ynë është të krijojmë një ambient profesional, edukativ dhe motivues për fëmijë, të rinj dhe s

portistë, duke ndërtuar talente të reja, duke mbështetur garues elitarë dhe duke promovuar stilin e shëndetshëm të jetesës përmes sportit. OTRILA është aktive në gara vendore dhe ndërkombëtare, në projekte zhvillimore dhe edukative, si dhe në iniciativa që lidhin sportin me përfshirjen sociale, barazinë, edukimin dhe mbrojtjen e mjedisit ujor. Ne besojmë në:
✔️ zhvillimin afatgjatë të sportistëve
✔️ profesionalizëm dhe etikë sportive
✔️ masivizimin e sporteve ujore
✔️ bashkëpunimin kombëtar dhe evropian
✔️ ndikimin pozitiv të sportit në shoqëri

📍 Prishtinë, Kosovë
🌊 Train. Grow with OTRILA.

🏊‍♀️ Tri rekorde të reja shtetërore dhe dy medalje të argjendta në Kampionatin e Hapur të Sllovenisë! 🇸🇮Një tjetër paraq...
03/08/2026

🏊‍♀️ Tri rekorde të reja shtetërore dhe dy medalje të argjendta në Kampionatin e Hapur të Sllovenisë! 🇸🇮

Një tjetër paraqitje e shkëlqyer e notares së klubit tonë, Hana Beiqi, në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Në Kampionatin e Hapur të Sllovenisë, të zhvilluar në pishinë olimpike, Hana arriti rezultate të jashtëzakonshme, duke fituar:

🥈 Medaljen e argjendtë në 100m shpinë

🥈 Medaljen e argjendtë në 100m krol

Përveç medaljeve, ajo vendosi edhe tri rekorde të reja absolute të Kosovës:

🏅 100m shpinë – 1:04.67

🏅 100m krol – 57.57

🏅 200m krol – 2:12.42

Urime Hana për këtë sukses të madh! Jemi krenarë për punën, përkushtimin dhe rezultatet e tua. Të urojmë shumë suksese në vazhdimin e përgatitjeve dhe në përfaqësimin e Kosovës në Taranto 2026! 🇽🇰💙

🏅 Sukses i dyfishtë për K.S.U. OTRILA: Organizim shembullor dhe 14 medalje në Memorialin "Agron Ismailati 2026"Krahas ro...
02/08/2026

🏅 Sukses i dyfishtë për K.S.U. OTRILA: Organizim shembullor dhe 14 medalje në Memorialin "Agron Ismailati 2026"

Krahas rolit tonë si bashkëorganizator i Garës Ndërkombëtare Memoriale "Agron Ismailati 2026", sportistët e K.S.U. OTRILA dëshmuan edhe një herë nivelin e tyre të lartë në pishinë, duke arritur rezultate të shkëlqyera dhe duke përfaqësuar klubin me dinjitet.

🏅 14 medalje të fituara
🥈 8 medalje të argjendta
🥉 6 medalje të bronzta

👏 Medalistët tanë:

🥈 Rron Çoçaj
• 50m Shpinë (Kategoria D)
• 50m Bretkosë (Kategoria D)

🥈 Hëna Haliti
• 400m Stil i Lirë (Kategoria C)
• 50m Shpinë (Kategoria C)
• 100m Shpinë (Kategoria C)
• 100m Bretkosë (Kategoria C)
• 50m Flutur (Kategoria C)
• 100m Flutur (Kategoria C)

🥉 Ogren Smajli
• 100m Shpinë (Kategoria C)

🥉 Rron Çoçaj
• 100m Shpinë (Kategoria D)
• 200m Medley (Kategoria D)

🥉 Diell Haliti
• 50m Bretkosë (Kategoria E)

🥉 Dria Nela
• 100m Shpinë (Kategoria C)

🥉 Hëna Haliti
• 50m Bretkosë (Kategoria C)

Këto rezultate janë dëshmi e punës së palodhur të sportistëve, trajnerëve dhe mbështetjes së vazhdueshme të prindërve. Jemi krenarë që, përveç organizimit të një gare të suksesshme ndërkombëtare, arritëm të festojmë edhe sukseset sportive të klubit tonë.

Urime të gjithë sportistëve dhe suksese në garat e ardhshme! 💙🏊

Përmbyllje me sukses i  edicionit të parë të Garës Memoriale Ndërkombëtare të Notit "Agron Ismailati", një aktivitet që ...
01/08/2026

Përmbyllje me sukses i edicionit të parë të Garës Memoriale Ndërkombëtare të Notit "Agron Ismailati", një aktivitet që mblodhi mbi 120 sportistë nga Kosova dhe Shqipëria në pishinën "Taq Dafa" në Durrës.

Ky organizim u bë i mundur falë bashkëpunimit të shkëlqyer me Kryetaren e Bashkisë së Durrësit, znj. Emiriana Sako , Klubin Shumësportësh TEUTA dhe drejtorin Marvin Roshi, Federata Shqiptare e Notit në krye me presidentin z. Agim Çiraku dhe sekretaren znj.Suela Haxhiu, Shoqatën e Veteranëve të Notit të Shqipërisë me profesor Sadik Mema si dhe bashkëorganizatorin tonë Jurgen Fici nga Klubi TEUTA.

Një falënderim i veçantë shkon për familjen Ismailati, e cila mbështeti këtë iniciativë me përkushtim, si dhe për të gjithë sportistët, trajnerët, klubet, prindërit, sponsorët dhe miqtë që me praninë e tyre e bënë këtë aktivitet të veçantë dhe të paharrueshëm.

Ky ishte vetëm hapi i parë i një tradite që synojmë ta zhvillojmë dhe ta forcojmë çdo vit, në nderim të figurës dhe kontributit të paharruar të Agron Ismailatit.

Edhe një herë dëshmuam se K.S.U. OTRILA nuk është vetëm një klub sportiv, por një forcë që krijon vlera, bashkon komunitetin dhe kontribuon në zhvillimin e sporteve ujore në vend.

Faleminderit të gjithëve! 🤝🏊‍♂️💚💚

Spitali Otrila - Faqja Zyrtare
Renault dhe Dacia - Auto MITA
Kryeqyteti Prishtina
Ministria e Sportit dhe Rinisë
Bashkia Durrës

🏊‍♂️ Nesër na pret sfida e radhës!K.S.U. OTRILA do të marrë pjesë në Garën Ndërkombëtare Memoriale të Notit "Kupa Agron ...
31/07/2026

🏊‍♂️ Nesër na pret sfida e radhës!

K.S.U. OTRILA do të marrë pjesë në Garën Ndërkombëtare Memoriale të Notit "Kupa Agron Ismailati 2026".

Sportistëve tanë u urojmë shumë suksese, paraqitje sa më të mira dhe arritje të reja. Forca OTRILA! 💙💪

🏊‍♂️🥈🥉 Dy medalje për sportistët e K.S.U. OTRILA në "KOSOVA SPRINT TRIATHLON 2026" 🚴‍♂️🏃‍♂️Më 26 korrik 2026 në Liqenin ...
28/07/2026

🏊‍♂️🥈🥉 Dy medalje për sportistët e K.S.U. OTRILA në "KOSOVA SPRINT TRIATHLON 2026" 🚴‍♂️🏃‍♂️

Më 26 korrik 2026 në Liqenin e Batllavës u zhvillua gara ndërkombëtare "KOSOVA SPRINT TRIATHLON 2026", e cila njëkohësisht shërbeu edhe si Kampionati i Kosovës në Sprint Triathlon për kategoritë Senior dhe Junior.

Në një konkurrencë të fortë sportistët e K.S.U. OTRILA, Jon Makolli dhe Art Elshani arritën të zhvillojnë paraqitje shumë të mira në kategorinë Junior – Meshkuj, duke u ngjitur në podium dhe duke siguruar dy medalje.

🏆 Rezultatet:

🥈 Jon Makolli
⏱️ Koha: 1:23:04

🥉 Art Elshani
⏱️ Koha: 1:24:26

K.S.U. OTRILA i uron Jonit dhe Artit për rezultatet e arritura dhe u dëshiron shumë suksese në aktivitetet sportive që i presin në vazhdim.

🏊‍♂️ OTRILA përfundon me sukses paraqitjen në 39th Prince Islands Swimming Championship 🏊‍♀️Gjatë datave 23–24 Korrik, K...
27/07/2026

🏊‍♂️ OTRILA përfundon me sukses paraqitjen në 39th Prince Islands Swimming Championship 🏊‍♀️

Gjatë datave 23–24 Korrik, Klubi i Sporteve të Ujit OTRILA mori pjesë në garën prestigjioze ndërkombëtare 39th Prince Islands Swimming Championship, e zhvilluar në ishullin Kınalıada – Stamboll, Turqi.

Kjo garë mblodhi një numër të madh klubesh dhe notarësh cilësorë, duke krijuar një konkurrencë shumë të fortë në të gjitha disiplinat. Pavarësisht nivelit të lartë të garës, sportistët tanë zhvilluan paraqitje shumë të mira, duke garuar me përkushtim, disiplinë dhe shpirt sportiv.

Pjesëmarrja e ekipit tonë rezultoi mjaft e suksesshme, pasi shumica e sportistëve të OTRILA-s arritën të përmirësojnë rekordet (kohët) e tyre personale, duke dëshmuar progresin e vazhdueshëm, punën sistematike në stërvitje dhe përkushtimin e tyre ndaj sportit.

Këto rezultate janë një motivim i madh për ekipin tonë dhe një tregues se jemi në rrugën e duhur drejt arritjes së objektivave tona dhe përfaqësimit sa më dinjitoz në garat e ardhshme ndërkombëtare.

Falënderojmë organizatorët për mikpritjen dhe organizimin profesional të këtij aktiviteti, si dhe prindërit dhe të gjithë mbështetësit që janë gjithmonë pranë sportistëve tanë.

Urime të gjithë notarëve tanë për angazhimin, disiplinën dhe përfaqësimin e denjë të Klubit të Sporteve të Ujit OTRILA. Vazhdojmë të punojmë me të njëjtin përkushtim për sfidat dhe sukseset e radhës.

💙🏊‍♀️🏊‍♂️

TeamOTRILA PersonalBest

Gjithçka është gati për fillimin e 39th International Prince Islands Swimming Championship! 🏊‍♂️🌊Nga ishulli piktoresk K...
23/07/2026

Gjithçka është gati për fillimin e 39th International Prince Islands Swimming Championship! 🏊‍♂️🌊

Nga ishulli piktoresk Kınalıada në Stamboll, sportistët janë gati të japin maksimumin në një nga garat tradicionale ndërkombëtare të notit, e cila zhvillohet më 23–24 korrik me pjesëmarrjen e mbi 600 notarëve nga shumë klube te shteteve nga rajonin dhe bota.

I urojmë suksese të gjithë garuesve, e në veçanti sportistëve të Klubit tonë OTRILA për rezultate sa më të mira.

Suksese të gjithëve! 💙🏅

🏊‍♂️ Përgatitjet kanë filluar! 🇹🇷🏊‍♀️Klubi i Sporteve të Ujit OTRILA ka nisur përgatitjet për pjesëmarrjen në 39th Princ...
21/07/2026

🏊‍♂️ Përgatitjet kanë filluar! 🇹🇷🏊‍♀️

Klubi i Sporteve të Ujit OTRILA ka nisur përgatitjet për pjesëmarrjen në 39th Prince Islands Swimming Championship, një nga garat tradicionale ndërkombëtare të notit, e cila do të zhvillohet më 23–24 korrik në ishullin Kınalıada, Stamboll (Turqi)🇹🇷.

Sportistët tanë po stërviten me përkushtim për të përfaqësuar klubin dhe Kosovën sa më denjësisht në këtë aktivitet, ku do të marrin pjesë rreth 600 sportistë rnga vende të ndryshme.

Urojmë ekipit tonë përgatitje të suksesshme dhe shumë fat në këtë sfidë të radhës!

💙🤍


Spitali Otrila - Faqja Zyrtare
Renault dhe Dacia - Auto MITA

🎉 Urime ditëlindjen, Hëna! 🏊‍♀️🏆✨Të urojmë një vit të mbushur me shëndet, gëzim dhe suksese të reja. Urojmë që çdo garë ...
18/07/2026

🎉 Urime ditëlindjen, Hëna! 🏊‍♀️🏆✨

Të urojmë një vit të mbushur me shëndet, gëzim dhe suksese të reja. Urojmë që çdo garë të të sjellë fitore, çdo sfidë të të bëjë më të fortë dhe çdo ëndërr të të realizohet.

Vazhdo të shkëlqesh si në sport, ashtu edhe në jetë!

🎉 Urime ditëlindjen, Dars! 🎂🏊‍♂️Të urojmë shëndet, lumturi dhe shumë suksese në sport dhe në jetë. Vazhdofsh të na bësh ...
17/07/2026

🎉 Urime ditëlindjen, Dars! 🎂🏊‍♂️

Të urojmë shëndet, lumturi dhe shumë suksese në sport dhe në jetë. Vazhdofsh të na bësh krenarë me rezultatet e tua si kampion!

Gëzuar ditëlindjen! 🏆

Address

Skopje
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klubi i Sporteve të Ujit OTRILA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Klubi i Sporteve të Ujit OTRILA:

Shortcuts

Share

Category