27/11/2025
Sot me datë 27.11.2025, Muamer Abdullau me sukses ka mbrojtur disertacionin e doktoraturës në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi në Shkup.
Muameri ka qenë vetëm 19 vjeçar në themelimin e ShkupiGYM-it dhe plotë 11 vite ka dhënë kontributin e tij tek çdo anëtarë e çdo sportist që të arrijë potencialin e tij të plotë atletik, pavarësisht moshës, gjinisë, kufizimeve dhe sportit!
Ky sukses është rezultat i përkushtimit të tij të palodhur, profesionalizmit të lartë dhe pasionit të vazhdueshëm për dijen dhe zhvillimin personal.
Për ne, ai nuk është vetëm një trajner — është një inspirim i vërtetë, shembull se si puna, disiplina dhe vullneti i fortë mund të çojnë drejt arritjeve të mëdha.
Urime Profesor! Qofshin arritjet e tua të shumta dhe të bekuara, dhe urojmë që ky kapitull i ri të sjellë mundësi edhe më të mëdha profesionale.