27/11/2024
Akademia e fudbollit për femra “KFF Shkupi” tashmë pjesë e shoqërisë tonë!
Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se Klubi i Fudbollit për Femra “KFF Shkupi” dhe zyrtarisht po fillon me trajnime profesionale, shoqërim dhe argëtim për femrat e grupmoshave 8 – 14 vjeç.
Bazuar në hapësirën e pamjaftueshme që u ofrohet vajzave për t’u kuçyr në fudboll, e pamë të arsyeshme që klubi ynë të shërbej si një ambient ku vajzat do të mund t’i zhvillojnë aftësitë dhe talentin e tyre për fudbollin, si dhe të ruajnë shëndetin fizik dhe mental përmes angazhimit në këtë disciplinë sportive.
Me një trajnuese profesionale e cila do të jetë në përgjegjëse dhe mbikqyrëse e zhvillimit personal të vajzave, me një motivim dhe inkurajim të përshtatshëm për fudbollistet e klubit, synojmë që në të ardhmen ne si klub të jemi konkurencë serioze për shënim të sukseseve me çdo gjeneratë.
Të gjitha vajzat që kanë interesim të merren me fudboll dhe dëshirojnë që të regjistrohen në “KFF Shkupi”, regjistrimin mund t’a bëjnë përmes kontaktimit të prindit me ne në numrin e telefonit 077 603 540
Ju faleminderit dhe ju mirëpresim,
Me respekt,