Futsal Shkupi

Futsal Shkupi Futsal Shkupi është një klub me seli në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup. Ky grup tifozësh është edhe lojtari numër gjashtë i skuadrës prej vitesh.

Futsal Shkupi është një klub me seli në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup. Është themeluar në vitin 2014, nga një numër i tifozëve të klubit të futbollit Shkupi, i njohur si “Shvercerat”. Menjëherë pas themelimit nisi të garonte në ligën e dytë të futsallit dhe në sezonin 2015 u ngjit në ligën e parë. Pas një sezoni në ligën e parë, në të dytin, sezonin 2016/2017, Shkupi u shpall kampion

për herë të parë në histori, ndërsa tani janë katër herë kampion i Maqedonisë së Veriut, edhe në sezonet 2018/2019, 2019/2020 dhe 2021/2022. Shkupi ka fituar një herë kupën e Maqedonisë së Veriut, në vitin 2019. Në Evropë, në Ligën e Kampionëve në Futsal, Shkupi deri më tani ka marrë pjesë tri herë, me ç'rast ka arritur dy herë në "Raundin kryesor" ose në mesin e 32 skuadrave më të mira në Evropë, në vitet 2019 dhe 2020.

Nuk kemi fjalë për të përshkruar dhimbjen për humbjen e Andrej Lazarovit.I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes...
16/03/2025

Nuk kemi fjalë për të përshkruar dhimbjen për humbjen e Andrej Lazarovit.

I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij dhe gjithë familjes së FC Shkupit.

Me zemër të thyer dhe dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-lojtarit, shokut tonë Hebib Bunjaku. Nj...
11/02/2025

Me zemër të thyer dhe dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-lojtarit, shokut tonë Hebib Bunjaku. Një njeri i jashtëzakonshëm, i cili la pas kujtime të paharrueshme për gjithë që e njohën.

Ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë atyre që patën fatin ta njohin.

Allahu të mëshiroftë!

Të nderuar tifozë të futsallit dhe sportit, të nderuara media,Përkundër përpjekjeve dhe dëshirave disamujore nga ana jon...
28/01/2025

Të nderuar tifozë të futsallit dhe sportit, të nderuara media,
Përkundër përpjekjeve dhe dëshirave disamujore nga ana jonë për të gjetur zgjidhje për problemet me të cilat ballafaquam, në fund ne klubet nga liga e parë e futsallit të Maqedonisë së Veriut, detyrohemi të bëjmë thirrje për pezullimin e kampionatit në ligën e parë të futsallit derisa të njejtat të zgjidhen.

Në përputhje me vendimin për ndihmë financiare të Ministrisë së Sportit në vitin 2024, pavarësisht dokumentacionit të dorëzuar në kohë dhe të plotë, ne klubet e ligës së parë dhe të dytë të futsallit, edhe pse e meritojmë plotësisht, nuk kemi marrë asnjë ndihmë financiare, ndihmë që thuhej se do të jetë reale dhe transparente. Për ta bërë problemin edhe më të madh, ne nuk kemi marrë asnjë njoftim apo zgjidhje se kërkesat dhe aplikimet tona janë refuzuar dhe për çfarë arsye. Për shkak të kësaj situate, prej disa muajsh po mundohemi në çdo mënyrë të caktojmë një takim me ministrin e Sportit për të diskutuar dhe gjetur zgjidhjen e duhur për këtë çështje, por pas më shumë se dy muajsh, jemi plotësisht të injoruar nga Ministri dhe Ministria e Sporteve! Për ndihmë në zgjidhjen e situatës i jemi drejtuar edhe Federatës së futbolliy (FFM), nga ku përveç disa herë në stilin “jo sot por nesër apo pasnesër” nuk kemi marrë as datë konkrete apo kohë për një takim të mundshëm me lidershipin e saj. Për shkak të këtij qëndrimi poshtërues nga institucionet, që në thelb supozohen të jenë mbrojtëse të klubeve sportive, ne klubet e ligës së parë të futsallit jemi të detyruar të shpallim pezullimin e kampionatit deri në plotësimin e dy kërkesave tona, që janë:

1. Pagesa e ndihmës financiare për vitin 2024 të cilën besojmë se e meritojmë plotësisht;
2. Të ofrohet një plan konkret dhe të garantohet që në vitin 2025 dhe në të ardhmen, klubet e futsallit do të përfshihen në mënyrë të barabartë në çdo ndihmë/mbështetje financiare, pavarësisht nga formati i saj.

Bashkangjitur kërkesën që i është dorëzuar Ministrisë së Sportit dhe FFM-së.

Në emër të Futsal Shkupit, urojmë për zgjedhjen presidentin e ri të federatës së futbollit, Masar Omeragiç, gjithashtu e...
23/12/2024

Në emër të Futsal Shkupit, urojmë për zgjedhjen presidentin e ri të federatës së futbollit, Masar Omeragiç, gjithashtu edhe sekretarin e ri të përgjithshëm, Drilon Ganiun.

08/12/2024

𝗙𝗔𝗟𝗘𝗠𝗜𝗡𝗗𝗘𝗥𝗜𝗧 𝗦𝗛𝗩𝗘𝗥𝗖𝗘𝗥𝗔! 💙🤍



Humbje në derbin kundër Futsal ForcaSkuadra jonë, nuk ia doli në derbin e sezonit në futsall, duke humbur në shtëpi me 2...
08/12/2024

Humbje në derbin kundër Futsal Forca

Skuadra jonë, nuk ia doli në derbin e sezonit në futsall, duke humbur në shtëpi me 2-3 nga kampioni dhe lideri në fuqi, Futsal Forca.

Falenderojmë përzemërsisht gjithë Shkupin për përkrahjen në ndeshje dhe gjatë këtyre ditëve, e veçanërisht lojtarin tonë të gjashtë “Shvercerat”.

Pjesa e parë: FC Futsal Shkupi vs Forca 1:1Na Jena Shkupi!
08/12/2024

Pjesa e parë: FC Futsal Shkupi vs Forca 1:1

Na Jena Shkupi!

Gjithçka gati për derbin e madhë në Futsal!Përpara Shkupi!
08/12/2024

Gjithçka gati për derbin e madhë në Futsal!

Përpara Shkupi!

Dita e ndeshjes🏆 Liga e parë - Java e 9🆚 Futsal Forca🗓️ 08.12.2024🕓 16:00🏟️ "Enver Idrizi - Çair
08/12/2024

Dita e ndeshjes

🏆 Liga e parë - Java e 9
🆚 Futsal Forca
🗓️ 08.12.2024
🕓 16:00
🏟️ "Enver Idrizi - Çair




05/12/2024





Derby week 🔵⚪️
04/12/2024

Derby week 🔵⚪️




Kthehemi me fitore bindëse nga Kriva Pallanka 🔵⚪️Në kuadër të javës së tetë të ligës së parë në futsall, regjistruam tri...
03/12/2024

Kthehemi me fitore bindëse nga Kriva Pallanka 🔵⚪️

Në kuadër të javës së tetë të ligës së parë në futsall, regjistruam triumf të thellë në Kriva Pallankë, kundër KMF Osogovo 2022. Fitorja bindëse erdhi me rezultat 3-7, ndërsa në të njejtën shkëlqeu më së shumti Ismet Ceka, që shënoi tre gola.

Xhiron e ardhshme, të nëntën kampionale, do të luajmë në shtëpi, derbin kundër kampionit aktual Futsal Forca.

Golashënues:

Ceka - x3
Fazliu
Junuzi
Saliu
Spasovski - ag

Address

Skopje
1000

Telephone

+38970325095

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Futsal Shkupi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Futsal Shkupi:

Share

Category