03/06/2026
🏅 Abdulaziz Azizi shpërblehet me 100.000 denarë nga kompania HOMAX
Pas suksesit historik dhe medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian U15, mundësi i Klubit të Mundjes Shkupi dhe reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, Abdulaziz Azizi, u shpërblye me një vauçer në vlerë prej 100.000 denarësh nga kompania HOMAX.
Ky vlerësim është një dëshmi se puna, përkushtimi dhe sakrifica e sportistëve të rinj vlerësohen dhe mbështeten. Medalja evropiane e Abdulazizit është rezultat i një pune të madhe dhe krenari për klubin, qytetin dhe gjithë vendin tonë.
Një falënderim i veçantë shkon për pronarin e kompanisë HOMAX, Abdullah Abazi, i cili me këtë gjest tregoi mbështetjen dhe respektin ndaj sportit dhe sportistëve të rinj. Mbështetja e njerëzve dhe kompanive që vlerësojnë sukseset sportive është një motivim i madh për brezat e rinj që synojnë majat e sportit.
Klubi i Mundjes Shkupi shpreh mirënjohjen e tij për këtë vlerësim dhe uron që sukseset e Abdulazizit të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke sjellë medalje dhe krenari të reja për të gjithë ne.